NJOFTIM PER VEND PUNE – Drejtor i BNJ & Juridike
Për lëvizjen paralele dhe ngritjen ne detyre ne nivelin e mesem drejtues per plotesimin e vendit te lire te punes ne Administraten e Bashkise Kurbin
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, neni 22 dhe neni 26;VKM nr.242,date 18.03.2015 “Per plotesimin e vendeve te lira, ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese” Kreu II dhe Kreu III, Bashkia Kurbin shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre te kategorise III-a/1 per vendin e punes ne pozicionin :
“Drejtor i BNJ & Juridike ”
Shpallja eshte e hapur per te gjithe nepunesit civile te kategorise se nivelit te ulet drejtues, ne te gjitha institucionet,pjese e sherbimit civil.
A-Levizja paralele :
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori per te cilen aplikon.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.
- Kerkesa te vecanta per kete vend pune jane :
- Arsim te larte te nivelit DND/DIND/Master Shkencor për shkencat:Juridike.
- Te kete pervoje pune me shume se 3 vit ne administraten publike,
3.Zoterimi nje gjuhe te huaj BE, përbëjnë avantazh.
4.Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme ,brenda fushes.
5.Të njohe e perdore shume mire programet baze ne kompjuter,
6.Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese,komunikimi me goje/shkrim,nisiative, i hapur ndaj çdo sfide me aftesi pershtatjeje ndaj ndryshimeve per transferimin e personelit , si dhe aftesi për të punuar në grup.
7.Paga e pozicionit, kategoria :II-b.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këto pozicione janë:
- Siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së Bashkisë me kërkesat ligjore në fuqi, dhënien e asistencës dhe opinionit ligjor ne funksion të veprimtarisë së Bashkisë, si dhe angazhohet ne përgatitjen e draft-akteve të ndryshme normative, rregullatorë, të marrëveshjeve apo kontratave, në ndjekjen e proceseve kontraktuale, administrative dhe gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit.
- Drejtoria ndjek ndryshimet e legjislacionit dhe njofton strukturat e tjera te Bashkisë lidhur me to, informon ne mënyrë të detajuar Kryetarin e Bashkisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për ndryshimet ligjore që kanë rëndësi të veçantë ose që kërkojnë ndërmarrjen e veprimeve të shpejta nga ana e Kryetarit, ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për mbrojtjen e interesave të Bashkisë nga veprimet e palëve të treta të çdo forme të mundshme.
- Drejtoria ndërmerr dhe bashkërendon veprimet gjyqësore si dhe të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Bashkisë, duke bashkëpunuar me çdo njësi tjetër organizative. Ben interpretime ligjore, jep mendime dhe sugjerime, në rastet kur i kërkohet nga eprorët ose strukturat e tjera të Bashkisë;
- Shqyrton ligjshmërinë e akteve apo kontratave në rastet kur i kërkohet nga njësitë e tjera organizative të bashkisë, përpara se ato të miratohen;
III– Dorezimi dokumenteve : Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokoll-Arkivit :
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit( CV).
– Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës( e noterizuar), nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e diplomës me listën e notave(te noterizuar), nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Vertetim te gjendjes gjyqesore .
– Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
– Aktin e emërimit si nëpunës civil.
– Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
– Fotokopje të librezës së punës.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Fotokopje të kartës së identitetit.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 15.08.2016.
- IV–Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedurës lëvizje paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datë 08.2016. nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të dhe në stendën e informimit të publikut. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj. Konkurrimi-Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkise (salla e mbledhjeve) në datën 29.08.2016, ora 09.00.
V/-Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.139/2015, “Per veteqeverisjen vendore”;
– Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”(I azhornuar);
– Kodin e Proçedurave Administrative;
– Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
– Ligjin 9367,date 07.04.2005”Per parandalimin e konfliktit interesit( I ndryshuar);
– Rregulloren e Brendshme të Bashkise .
– Kodin e Punes
– Kodi Civil
– Kodi I Procedures Civile
– Ligji nr.9643 dt. 20.11.2006, I ndryshuar, “Per Prokurimin Publik”
– VKM nr.914 dt.29.12.2014 “Per miratimin e rregullave te Prokurimit Publik
V/2-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatet do te vleresohen nga Komisioni i Brendshem ,ngritur prane Bashkise Kurbin,nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
- 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet pozitive.
- 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin ku ka konkurruar si : “Drejtor i BNJ & Juridike” ne administraten e Bashkise Kurbin.
Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23 Kreu II të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.242, DATE 18.03.2015 “Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese”.
V/3-Lista e fituesve do të shpallet në datën 01.09.2016. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 01.09.2016.
B- Procedura te ngritjes ne detyre :
a-Nese Komisioni i Brendshem perfundon proceduruen e levizjes paralele pa asnje te perzgjedhur,rinis procedura nepermjet procedures se ngritjes ne detyre. Per kete procedure kane te drejte te aplikojne nepunesit civile te kategorise ekzekutive , ne te gjithe institucionet pjese e sherbimit civil.
b-Dokumentet dorezohen nga nepunes civile te nje kategorie me te ulet, qe plotesojne minimalisht kushtet sipas pikes 2, te Kreu-t III Te VKM nr.242, date 18.03.2015 , ne zyren e Protokoll-Arkivit 22.08.2016 te Bashkise Kurbin .
c-Ne daten 01.09.2016, do te shpallet lista e verifikimit paraprak te kandidateve qe do te vazhdojne konkurrimin ,ne portalin “ Sherbimi Kombetar I Punwesimit”,faqen zyrtare te Institucionit dhe ne stenden e informimit per publikun.Keta do te jene ata qe plotesojne te gjitha kerkesat e pergjithshme e te vecanta , te kerkuara me siper.
-Ankesat nga kandidatet paraqiten ne Njesine Pergjegjese ,brenda 5 diteve kalendarike nga shpallja e listes dhe ankuesi merr pergjigje brenda 5 diteve kalendarike nga data e depozitimit te saj.
d-Konkurrimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me goje , me date 09.09.2016, Ora 0900 ,Salla Mbledhjeve Bashki.
d-Faza e vleresimit me procedure e ngritjes ne detyre,me totalin e pikeve prej 100 pike, eshte e strukturuar si vijon :
a)20 pike per dokumentacionin,
b)40 pike per vleresimin me shkrim,
c)40 pike per intervisten e strukturuar me goje.
e-Data e daljes se rezultateve te konkurrimit me procedure e ngritjes ne detyre:
- Lista e fituesve me mbi 70 pike( mbi 70% te pikeve) ,do te shpallet date 09.2016.
- Njoftimi do te behet : ne portalin “Sherbimi Kombetar I Punesimit”,ne faqen zyrtare te Institucionit dhe ne stenden e informimit ter publikut, ne daten 09.2016.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën:Bashkia Kurbin email bashkia_lac@yahoo.com