Faqja eshte ne ndertim e siper dhe mund te permbaje informacion te pa sakte!
Home / Njoftime / NJOFTIM PER VEND PUNE – Pergjegjes i Sektorit Monitorimit te Investimeve dhe Transportit

NJOFTIM PER VEND PUNE – Pergjegjes i Sektorit Monitorimit te Investimeve dhe Transportit

Për lëvizjen paralele  dhe ngritjen ne detyre   ne nivelin e ulet drejtues per plotesimin e vendit te lire te punes ne Administraten e Bashkise Kurbin

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, neni 22 dhe neni 26;VKM nr.242,date 18.03.2015  “Per plotesimin e vendeve te lira, ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese” Kreu II dhe Kreu III, Bashkia Kurbin shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre  te kategorise III-a/1 per vendin e punes ne  pozicionin :

“Pergjegjes i Sektorit Monitorimit te Investimeve dhe Transportit”

Shpallja eshte e hapur per te gjithe nepunesit civile te kategorise se nivelit te ulet drejtues, ne te gjitha institucionet,pjese e sherbimit civil.

A-Levizja paralele :

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori per te cilen aplikon.
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.
  • Kerkesa te vecanta per kete vend pune jane :
  1. Arsim te larte te nivelit   DND/DIND/Master Shkencor për shkencat: Juridike , Ekonomike.
  2. Te kete pervoje pune me shume se 1 vit ne administraten publike,

3.Zoterimi nje gjuhe te huaj BE, përbëjnë avantazh.

4.Përbën avantazh kryerja e kualifikimeve të ndryshme ,brenda fushes.

5.Të njohe e perdore shume mire programet baze ne kompjuter,

6.Të zotërojë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese,komunikimi me goje/shkrim,nisiative, i hapur ndaj çdo

sfide  me aftesi pershtatjeje ndaj ndryshimeve per transferimin e personelit , si dhe  aftesi për të punuar në grup.

7.Paga e pozicionit, kategoria  :III-a/1.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këto pozicione janë:

  • Ruajtjen e objekteve, ndërtesave apo instalimeve të tjera në pronësi apo administrim të bashkisë brenda territorit të saj;
  • Transportin e personave, mjeteve apo materialeve në ndihmë të përmbushjes së funksioneve të bashkisë;etj
  • IIIDorezimi dokumenteve : Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokoll-Arkivit :

– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.

– Një kopje të jetëshkrimit( CV).

– Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.

– Fotokopje e diplomës( e noterizuar), nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit.

– Fotokopje e diplomës me listën e notave(te noterizuar), nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.

– Vertetim te gjendjes gjyqesore .

– Fotokopje të një vlerësimi vjetor.

– Aktin e emërimit si nëpunës civil.

– Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.

– Fotokopje të librezës së punës.

– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.

– Fotokopje të kartës së identitetit.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 22.08.2016.

  • IVRezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedurës lëvizje paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datë 08.2016. nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit të dhe në stendën e informimit të publikut. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve pune nga data e depozitimit të saj. Konkurrimi-Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e Bashkise (salla e mbledhjeve) në datën 06.09.2016, ora 14.00.

V/-Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

  • Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”(i azhornuar); ligj nr.9062, datë 8.5.2003
  • Ligjin nr.139/2015, “Per veteqeverisjen vendore”;

V/2-Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Kandidatet do te vleresohen nga Komisioni i Brendshem ,ngritur prane Bashkise Kurbin,nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

  1. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit (cv), 10 pikë për eksperiencën, 5 pikë për trajnimet, 10 pikë për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse (organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve), 5 pikë për vlerësimet pozitive.
  2. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin  ku ka konkurruar si : “Pergjegjes i Sektorit Monitorimit te Investimeve dhe Transportit ” ne Drejtorine e Sherbimeve Publike, ne administraten e Bashkise Kurbin.

Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikës 23 Kreu II të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.242, DATE 18.03.2015 “Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese”.

V/3-Lista e fituesve do të shpallet në datën 08.09.2016. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Institucionit  dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 08.09.2016.

B- Procedura te ngritjes ne detyre :

a-Nese Komisioni i Brendshem perfundon proceduruen e levizjes paralele  pa asnje te perzgjedhur,rinis procedura nepermjet procedures se ngritjes ne detyre. Per kete procedure kane te drejte te aplikojne nepunesit civile  te kategorise ekzekutive , ne te gjithe institucionet pjese e sherbimit civil.

b-Dokumentet dorezohen nga nepunes civile te  nje kategorie me te ulet, qe plotesojne minimalisht kushtet sipas pikes 2, te Kreu-t III Te VKM nr.242, date 18.03.2015 , ne zyren e Protokoll-Arkivit 31.08.2016 te Bashkise Kurbin  .

c-Ne daten 12.09.2016, do te shpallet lista e verifikimit paraprak  te kandidateve  qe do te vazhdojne konkurrimin ,ne portalin “ Sherbimi Kombetar I Punwesimit”,faqen zyrtare te Institucionit dhe ne stenden e informimit per publikun.Keta do te jene ata qe plotesojne te gjitha kerkesat e pergjithshme e te vecanta , te kerkuara me siper.

-Ankesat nga kandidatet paraqiten ne Njesine Pergjegjese ,brenda 5 diteve kalendarike nga shpallja e listes dhe ankuesi merr pergjigje brenda 5 diteve kalendarike nga data e depozitimit te saj.

d-Konkurrimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me  goje , me date 19.09.2016, Ora 1400 ,Salla Mbledhjeve Bashki.

d-Faza e vleresimit me procedure e ngritjes ne detyre,me totalin e pikeve prej 100 pike, eshte e strukturuar si vijon :

a)20 pike per dokumentacionin,

b)40 pike per vleresimin me shkrim,

c)40 pike per intervisten e strukturuar me goje.

e-Data e daljes se rezultateve te konkurrimit me procedure  e ngritjes ne detyre:

  • Lista e fituesve me mbi 70 pike( mbi 70% te pikeve) ,do te shpallet date 09.2016.
  • Njoftimi do te behet  : ne portalin “Sherbimi Kombetar I Punesimit”,ne faqen zyrtare te Institucionit dhe ne stenden e informimit ter publikut, ne daten 09.2016.

            Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni  në adresën:Bashkia Kurbin email bashkia_lac@yahoo.com

Shkarko Dokumentin