Programi i Transparencës
PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR BASHKINË KURBIN
- HYRJE
Transparenca dhe llogaridhënia janë dy parime të rëndësishme të vetëqeverisjes vendore. Transparenca është publikimi i informacionit mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, menaxhimin financiar, trajtimin e kërkesave për informacion, shërbimet publike që ofron bashkia, pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje, legjislacionin dhe aktet e brendshme rregullatore në mënyrë të tillë që të jetë i aksesueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm nga individët dhe grupe të caktuara të shoqërisë, duke respektuar kufizimet e arsyeshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë. Detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, dhe Ligji Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” u garantojnë qytetarëve akses në qeverisje dhe kushtet e duhura për të ushtruar të drejtat e tyre qytetare. Nëpërmjet Programit të transparencës, Bashkia Kurbin vendos në dispozicion të qytetarëve një kategori të gjerë informacionesh, mënyrat dhe afatet e publikimit të tyre si dhe procedurat për të aksesuar e përdorur ato.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Bashkisë Kurbin nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare si dhe në mjediset e Zyrës me Një Ndalesë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Bashkisë Kurbin, është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë dhe në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
- PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës i Bashkisë Kurbin janë:
- “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
- Për garantimin e të drejtës së informimit, Bashkia në hartimin e Programit të Transparencës është bazuar në parimin e:
a) Vendosjes në dispozicion të çdo qytetari, të gjithë informacionit të prodhuar nga veprimtaria e bashkisë (nga organet e saj, administrata, njësitë administrative dhe njësitë e varësisë).
b) Ligjshmërisë, transparencës dhe të mos diskriminimit.
c) Ofrimit të informacionit pa pagesë. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari pa pagesë.
d) Aksesit për këdo. Aksesi për shtresat më të varfra të komunitetit, qytetarët me aftësi të kufizuar, gratë, të rinjtë, biznesin, fermerët, qytetarët e zonave të largëta etj., merr përparësi.
e) Thjeshtëzimit të procedurave administrative për aksesin në informacion.
f) Dhënies së informacionit sa më shpejtë që të jetë e mundur.
g) Cilësisë së informacionit. Çdo informacion në dispozicion të qytetarëve do të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në administrim të bashkisë;
– lehtësisht i përdorshëm.
- Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Bashkisë Kurbin dhe përkatësisht: Ligji nr. 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore” dhe Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
- INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Për t’i bërë më të thjeshtë, të kuptueshëm, të aksesueshëm dhe të përdorshëm kategoritë e informacionit, të parashikuar shprehimisht në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, janë përshtatur me kontekstin e vetëqeverisjes vendore; me misionin, detyrat, funksionet dhe kompetencat e bashkisë. Në këtë kontekst tabela përmbledhëse e Programit është ndarë në 7 fusha kryesore:
Fusha e parë: Mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, përfshin kategoritë e informacionit që bëhen publik pa kërkesë të përcaktuar nga neni 7 (pika: a; d; g; ç, dh) i ligjit. Kjo fushë iu ofron qytetarëve informacion për ndarjen administrativo-territoriale, njësitë administrative përkatëse dhe nën-ndarjet e tyre, për misionin dhe funksionet e bashkisë, për organet e zgjedhura, për administratën e bashkisë, për statistikat vendore, për mekanizmat monitorues dhe të kontrollit si dhe për të drejtën e kërkesës, ankesave dhe vërejtjeve të qytetarëve që lidhen me veprimet ose mosveprimet e organeve dhe administratës së bashkisë.
Fusha e dytë: Transparenca dhe llogaridhënia ekonomiko-financiare, përfshin kategoritë e informacionit të përcaktuar nga neni 7 (pika: dh; e; ë) i ligjit. Këto kategori informacioni janë përshtatur me kërkesat e ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”. Në këtë fushë përfshihen informacione që kanë të bëjnë me planin strategjik të zhvillimit të bashkisë, me programin buxhetor afatmesëm vendor, me paketën fiskale (taksa dhe tarifa), me buxhetin vjetor, me zbatimin, monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin e buxhetit, me donacionet si dhe shitjen ose dhënien me qira të pronave dhe aseteve.
Fusha e tretë: Për kërkesat për informim, përfshin vendosjen në dispozicion të qytetarëve të informacionit që ka të bëjë me procesin, procedurat, format dhe afatet e kërkesës për informim. Përmbledhja e katër kategorive të informacionit të përcaktuar në nenin 7 (pika c; ç; i; dhe k) të ligjit, në një fushë të vetme, lehtëson aksesin e qytetarëve për këto kategori informacioni, i orienton dhe udhëzon ato se si mund të bëjnë një kërkesë për informim.
Fusha e katërt: Mbi shërbimet, përfshin informacion mbi shërbimet që ofron bashkia të përcaktuara në nenin 7 (pika: f; j, ë dhe pjesërisht pika a) të ligjit. Nëpërmjet kësaj fushe vihet në dispozicion të qytetarëve informacioni për shërbimet publike që ofron bashkia, llojet e shërbimeve, instrumentet e administrimit, kontratat publike, strukturat përgjegjëse, procedurën e ankimit në lidhje me kontratat publike, standardet, treguesit, procedurat për të përfituar shërbime si dhe procedurat e ankesës dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet.
Fusha e pestë: Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore, informacion i përcaktuar në nenin 7, pika b të ligjit. Kjo fushë u ofron qytetarëve informacion për legjislacionin, politikat, vendimet, urdhëresat dhe urdhrat karakter normativ të organeve të bashkisë. Për të lehtësuar qasjen në informacion, fusha e legjislacionit është ndarë sipas funksioneve.
Fusha e gjashtë: Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, përfshin informacion në lidhje me procesin, procedurat, kuadrin rregullator vendor, listën e akteve vendore që i nënshtrohen konsultimit publik dhe nismat qytetare.
Fusha e shtatë: Informacion tjetër, bashkia vë në dispozicion të qytetarëve informacion të ndryshëm të tillë si proceset e integrimit evropian (programet dhe projektet); shoqëria civile; raporte, studime dhe vlerësime të ndryshme, veçanërisht ato në lidhje me vlerësimin e transparencës etj; vet-organizimi komunitar etj.
- PROCESI I PËRGATITJES DHE ZBATIMIT TË PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS
- Përgatitja
Procesi i përgatitjes së projekt-programit të transparencës drejtohet nga Kryetari i Bashkisë duke u mbështetur në Programin model të Transparencës për organet e vetëqeverisjes vendore, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me urdhër nr.211, datë 10/09/2018. - Miratimi
Mbështetur në nenet 15, 18 pika 3, 54 shkronja “k”, 55 pika 2 të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” si dhe në Urdhër nr.211, datë 10.09.2018 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale “Për miratimin e programit model të transparencës për njësitë e qeverisjes vendore”, Këshilli Bashkiak Kurbin ka miratuar programin e Transparencës. - Publikimi
Programi i Transparencës publikohet në faqen zyrtare të internetit të bashkisë në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës” në vendet e caktuara për njoftimet publike të bashkisë dhe njësive administrative. - Zbatimi
Kryetari i Bashkisë është përgjegjës për përditësimin dhe zbatimin e Programit të Transparencës. - Monitorimi
Monitorimi kryhet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili mbikëqyr respektimin e dispozitave të ligjit për të drejtën e informimit dhe në rastet kur vërehet mosrespektim i tyre, bën vlerësimin e kundërvajtjes dhe vendos sanksionet administrative përkatëse. Këshilli Bashkiak mbikëqyr informimin e publikut nga ana e bashkisë duke analizuar dhe vlerësuar shkallën e zbatimit të rregullave që ai vetë ka vendosur.
Kryetari i Bashkisë vlerëson dhe mbikëqyr të gjithë procesin e zbatimit të programit të transparencës nga ana e administratës së bashkisë, njësive administrative dhe njësive të varësisë. Monitorimi i zbatimit të Programit të Transparencës do të bëhet jo më pak se njëherë në vit nga ana e këshillit dhe Kryetarit të Bashkisë
Aktorët jo-publik që gjithashtu monitorojnë zbatimin e Programit të Transparencës përfshijnë organizatat e shoqërisë civile, median, biznesin, qytetarët dhe grupe të ndryshme. Monitorimi nga aktorët jo-publik luan një rol thelbësor në përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe krijimit të besimit qytetar. Çdo raport, studim, monitorim apo vlerësim mbi zbatimin e Programit të Transparencës nga ana e aktorëve jo-publik sapo i vihet në dispozicion bashkisë publikohet në rubrikën përkatëse në programin e transparencës. - Rishikimi dhe përditësimi
Rrishikimi i plotë i programit do të bëhet njëherë në 4 vjet. Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas të njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
Programi i nënshtrohet përditësimit rregullisht.
TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS PËR BASHKINË KURBIN
Nr. |
Fusha 1 – Mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë
|
|||||||||||
|
Referenca ligjore |
Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni |
Afati kohor për publikim | Organi miratues | Organi përgjegjës për publikimin | |||||||
1 |
Organizimi administrativo-territorial, misioni dhe funksionet . Bashkia bën publike: 1. Ndarjen administrativo-territoriale – Njësitë administrative dhe nën-ndarjet e tyre 2. Të drejtat, përgjegjësitë dhe misionin e bashkisë. 3. Funksionet: Përfshin bërjen publike të: – Funksioneve në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike – Funksioneve në fushën e shërbimeve sociale – Funksioneve në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese – Funksioneve në fushën e mbrojtjes së mjedisit – Funksioneve në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit – Funksioneve në fushën e zhvillimit ekonomik vendor – Funksioneve në fushën e sigurisë publike – Funksionet dhe kompetencat e deleguara
|
Neni 7 i ligjit Nr. 119/2014 Ligji Nr. 115/2014 Neni 23-30 i ligjit nr. 139/2015 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Menjëherë
|
Sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. | Kryetari i Bashkisë | ||||||
2 |
Organi përfaqësues i Bashkisë-Këshilli bashkiak (përbërja, strukturat, detyrat dhe kompetencat). Përfshin bërjen publike të: 1. Këshilli bashkiak (KB): 1.1 Përbërja dhe strukturat – Anëtarët – Kryetari i këshillit – Sekretari i këshillit – Komisionet – Grupet e këshilltarëve 1.2 Detyrat dhe kompetencat 1.3 Rregullorja e KB
|
Neni 7 i ligjit Nr. 119/2014 Ligji Nr. 139/2015
|
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara |
Menjëherë Vendimet e KB – brenda 10 ditëve nga |
Këshilli Bashkiak |
Kryetari i Bashkisë Sekretari i Këshillit Bashkiak |
||||||
3 |
Organi përfaqësues i Bashkisë – Këshilli bashkiak (procesi i vendimmarrjes). Përfshin bërjen publike të: – Kalendarit të mbledhjeve të KB – Njoftimet për mbledhjen e KB – Rendin e ditës së mbledhjes së KB – Projekt-vendimet në proces shqyrtimi nga KB – Procesverbalet e mbledhjeve të KB – Vendimet, urdhëresat dhe urdhrat me karakter normativ |
|||||||||||
4 |
Organi ekzekutiv (Kryetari i Bashkisë). Përfshin bërjen publike të: – Procedurave të zgjedhjes – Detyrat dhe kompetencat – Të dhënat për arsimin, kualifikimet dhe paga e kryetarit – Vendimet, urdhëresat dhe urdhrat me karakter normativ – Orari i pritjes së qytetarëve – Adresa postare/ elektronike
|
|||||||||||
5 |
Administrata e bashkisë. Përfshin bërjen publike të: – Strukturës organizative dhe numrin e punonjësve – Rregullores së organizimit dhe funksionimit të administratës – Strukturës së pagave – Orarit të punës së bashkisë, njësive administrative dhe njësive të varësisë – Detyrave të administratës së njësive administrative – Organizimit dhe funksionimit të njësive në varësi – Njoftimeve mbi vende të lira pune dhe procedurat e rekrutimit – Adresave postare dhe elektronike e zyrave të bashkisë/njësive administrative/ njësive në varësi të bashkisë – Drejtuesit e zyrave, njësive administrative dhe njësive të varësisë
|
Neni 7 i ligjit Nr. 119/2014 Ligji Nr. 139/2015 Ligji Nr. 44/2015
|
a)Në faqen zyrtare të internetit-
|
Menjëherë | Kryetari i Bashkisë | Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë | ||||||
6 |
Kërkesa, ankesa, sinjalizime dhe vërejtje që lidhen me veprimet ose mosveprimet e organeve dhe administratës. Përfshin bërjen publike të: – Procedurave për të bërë kërkesë, ankesë, vërejtje dhe sinjalizime organeve të bashkisë – Rregullores së brendshme për procedurën e shqyrtimit, të hetimit administrativ, të sinjalizimit dhe mekanizmat e mbrojtjes së konfidencialitetit – Njësisë përgjegjëse që regjistron, heton administrativisht dhe shqyrton sinjalizimet – Adresave postare/ elektronike për depozitimin e kërkesave, ankesave, sinjalizimeve apo vërejtjeve – Afateve dhe mënyrave të kthimit të përgjigjeve në lidhje me kërkesat, ankesat apo vërejtjet
|
Neni 7 i ligjit Nr. 119/2014 Neni 19 i ligjit Nr. 139/2015 Neni 10 dhe 13të ligjit Nr. 60/2016 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Menjëherë | Kryetari i Bashkisë | |||||||
7 | ||||||||||||
Fusha 2. Transparenca dhe Llogaridhënja Ekonomiko- Financiare
|
||||||||||||
1 |
|
Neni 33 i ligjit 68/2017 dhe neni 18 i ligjit 139/2015 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja
|
Në 10 ditëshin e parë të janarit | Këshilli Bashkiak | Kryetari i Bashkisë | ||||||
2 |
Paketa fiskale (taksa dhe tarifa). Përfshin bërjen publike të: 1. Bazës së taksave dhe tarifave 2. Nivelit të taksave dhe tarifave 3. Përjashtimeve dhe lehtësimeve të subjekteve të caktuara 4. Afateve të pagesave 5. Gjobave dhe kamatëvonesave të aplikueshme
|
Neni 5/b dhe 12 të ligjit 68/2017 |
a)Në faqen zyrtare të internetit b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Brenda 15 ditëve nga miratimi | Këshilli Bashkiak | Kryetari i Bashkisë | ||||||
3 |
Plani Strategjik i Zhvillimit të bashkisë. Përmban: 1. Politikat për zhvillimin e qëndrueshëm në një afat kohor jo më pak se 5 vite 2. Merr në konsideratë nevojën dhe potencialet e zhvillimit vendor. 3. Synimet kryesore për çdo fushë përgjegjësi 4. Veprimet që duhen ndërmarrë duke parashikuar edhe kostot përkatëse 5. Burimet e financimit
|
Neni 32 të ligjit 68/2017 | a)Në faqen zyrtare të internetit- |
10 ditë nga data e miratimit |
Këshilli Bashkiak | Kryetari i Bashkisë | ||||||
4 |
Programi buxhetor afatmesëm vendor. Përfshin bërjen publike të: 1. Dokumentit të parë të programit buxhetor 2. Dokumentit të rishikuar të programit buxhetor afatmesëm 3. Dokumentit të plotë të programit buxhetor afatmesëm (përfshirë dokumentacionin shoqërues) dhe informacionit për dy vitet e fundit, vitin buxhetor dhe tre vitet vijuese për çdo program. |
Nenet 36/4, 36/9, 38/2, 39 të ligjit 68/2017 |
a)Në faqen zyrtare të internetit b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Dokumenti i parë brenda datës 5 korrik. Dokumenti i rishikuar. Dokumenti i plotë jo më vonë se data 31 dhjetor. |
Këshilli Bashkiak | Kryetari i Bashkisë | ||||||
5 |
Buxheti. Përfshin bërjen publike të: 1. Buxhetit vjetor së bashku me dokumentacionin shoqërues të tij
2. Treguesve financiarë 3. Numrit të punonjësve buxhetorë, për çdo njësi shpenzuese
Regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik |
Neni 41/6, neni 54 i ligjit 68/2017; neni 41 i ligjit 139/2015 |
a) Në faqen zyrtare të internetit- b) Vendet e caktuara për njoftimet publike c) Në Buletinin e Njoftimeve Publike |
15 ditë pas miratimit nga Këshilli i Bashkisë. Regjistrin e parashikimeve të prokurimit publik 10 (dhjetë) ditë pas miratimit të buxhetit |
Këshilli Bashkiak | Kryetari i Bashkisë | ||||||
6
|
Zbatimi i buxhetit. Përfshin bërjen publike të: 1. Raportit mujor (pas datës 30 prill të çdo viti buxhetor) të përmbledhur mbi ecurinë e realizimit të treguesve kryesorë të të ardhurave dhe shpenzimeve
|
Neni 44/4 i ligjit 68/2017 |
a) Në faqen zyrtare të internetit. b) Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës |
Kryetari i Bashkisë Informohet Këshilli Bashkiak |
Kryetari i Bashkise | ||||||
7 |
Monitorimi, mbikëqyrja dhe auditimi i buxhetit Përfshin bërjen publike të: 1. Raporteve të monitorimit të zbatimit të buxhetit (jo më pak se tre raporte katër-mujore) 2. Raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit 2.1. Raportit të performancës vjetore 2.2. Pasqyrave financiare vjetore (dokumentacionin bazë dhe shoqërues) 2.3. Raportit të auditimit të jashtëm 2.4. Raportit të auditimit të brendshëm 3. Informacionit për zbatimin dhe monitorimin e kontratave (punëve publike, mallrave, shërbimeve) 4. Regjistrit të realizimeve të procedurave të prokurimit publik
|
Neni 48/3, neni 51 dhe neni 54 i ligjit 68/2017, neni 43 i ligjit 139/2015 dhe ligji Nr. 9643, datë 20.11.2006 |
a) Në faqen zyrtare të internetit- menuja b) Vendet e caktuara për njoftimet publike. |
Raportet e monitorimit brenda 30 ditëve pas përfundimit të periudhës së raportimit. Raporti vjetor i konsoliduar brenda muajit qershor të vitit buxhetor pasardhës. Regjistri i realizimeve të procedurave të prokurimit publik jo më vonë se datat 10 maj, 10 shtator dhe 10 janar të çdo viti. |
Raportet e monitorimit të zbatimit. Kryetari i Bashkisë (Informohet Këshilli i Bashkisë) Raporti vjetor i konsoliduar miratohet nga këshilli bashkiak. Regjistri i realizimeve të prokurimit. Kryetari i Bashkisë (Informohet Këshilli i Bashkisë
|
Kryetari i Bashkise | ||||||
8 |
Vështirësitë financiare. Përfshin bërjen publike të: 1. Planit për daljen nga situata e vështirë financiare
|
Neni 56/4 i ligjit 68/2017 |
a) Në faqen zyrtare të internetit- menuja b) Vendet e caktuara për njoftimet publike
|
Brenda 10 ditëve nga shpallja. | Këshilli Bashkiak | Kryetari i Bashkisë | ||||||
9 |
Shitja ose dhënia me qira e pronave dhe aseteve Përfshin bërjen publike të: 1. Aseteve dhe pronave të ofruara për shitje ose dhënie me qira 2. Kritereve që duhet të plotësohen
|
Neni 19 i ligjit 68/2017 |
a) Në faqen zyrtare të internetit- menuja b) Vendet e caktuara për njoftimet publike
|
Kryetari i Bashkisë | Kryetari i Bashkisë | |||||||
10 |
Donacionet. Përfshin bërjen publike të: 1. Emrit të donatorit 2. Shumës së donacionit 3. Qëllimit e donacionit
|
Neni 20/5 të ligjit 68/2017 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Menjëherë | Kryetari i Bashkisë | Kryetari i Bashkisë | ||||||
Fusha 3 Kërkesa për informim | ||||||||||||
1 |
Emri, kontaktet dhe kompetencat e koordinatorit për të drejtën e informimit. Përfshin bërjen publike të: 1. Emrit mbiemrit të Koordinatorit 2. Adresës postare/elektronike të tij 3. Orarit të punës 4. Detyrave dhe kompetencave të Koordinatorit 5. Adresës postare/elektronike për depozitimin e kërkesave për informim
|
Neni 7/ç i ligjit nr. 119/2014 dhe neni 15/3 i ligjit nr. 139/2015 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b) Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Menjëherë | Kryetari i Bashkisë | Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
2 |
Standardet dhe procedurat që duhen ndjekur për të bërë kërkesë për informim dhe ankimim. Përfshin bërjen publike të: 1. Procedurës që duhet ndjekur për të bërë një kërkesë për informacion 2. Adresës postare/elektronike për dërgimin e kërkesës për informim 3. Modelit standard të një kërkese për informim 4. Afateve të marrjes së përgjigjes 5. Procedurave që duhet ndjekur për të bërë një ankimim për mos dhënie informacioni 6. Adresës postare/elektronike për dërgimin e ankimit për mos dhënie informacioni
|
Neni 7 dhe 11/4 ligjit nr. 119/2014 dhe neni 64/j i ligjit nr. 139/2015 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Brenda 48 orëve prej miratimit të tyre | Kryetari i Bashkisë | Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
3 |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve. Përfshin bërjen publike të: 1. Të gjitha kërkesave për informim 2. Informacionet e dhënë në përgjigje të kërkesave për informim 3. Përditësimi i regjistrit çdo 3 muaj
|
Neni 7/i i ligjit nr. 119/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet |
Menjëherë | Kryetari i Bashkisë | Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
4 | Informacion i dhënë më parë. | Neni 9 i ligjit nr. 119/2014 | a)Në faqen zyrtare të internetit- | Menjëherë | Koordinatori për të drejtën e informimit | Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
5 |
Trajtimi i kërkesave për informacion Përfshin bërjen publike të: 1. Procedurës së regjistrimit të kërkesës në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve 2. Afateve të trajtimit të kërkesës nga ana e administratës së bashkisë 3. Mënyrave të dhënies së informacionit
|
Neni 11, 12 dhe 14 i ligjit Nr. 119/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Koordinatori për të drejtën e informimit | Koordinatori për të drejtën e informimit | Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
6 |
Kufizimi i së drejtës së informimit.. Përfshin bërjen publike të: 1. Rasteve të kufizimit të së drejtës për informim;
|
Neni 17 i ligjit Nr. 119/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet |
Koordinatori për të drejtën e informimit | Koordinatori për të drejtën e informimit | |||||||
7 |
Tarifa për dhënien e informacionin (nëse ka) Përfshin bërjen publike të: 1. Tarifave 2. Rregullave për mënyrën e kryerjes së pagesës 3. Subjekteve që përfitojnë informacionin falas
|
Neni 13/1 i ligjit Nr. 119/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet |
Menjëherë |
Udhëzim i përbashkët i Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave. Këshilli Bashkiak |
Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
8 |
Informacionet dhe dokumentet që kërkohen shpesh. Përfshin bërjen publike të: 1. Gjithë informacioneve dhe dokumenteve të kërkuara më shpesh nga publiku me kërkesë për informim
|
Neni 7/k i ligjit nr. 119/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara |
Menjëherë | Koordinatori për të drejtën e informimit | Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
9 | Fusha 4 – Mbi shërbimet që ofron bashkia | |||||||||||
Nr. | Informacioni që bëhet publik pa kërkesë | Referenca ligjore | Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni | Afati kohor për publikim | Organi miratues | Organi përgjegjës për publikimin | ||||||
1 |
Shërbimet Përfshin bërjen publike të shërbimeve publike që ofron bashkia sipas fushave të përcaktuara nga ligji 139/2015 1) Shërbimet në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike 2) Shërbimet në fushën e shërbimeve sociale 3) Shërbimet në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese 4) Shërbimet në fushën e mbrojtjes së mjedisit 5) Shërbimet në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit 6) Shërbimet në fushën e zhvillimit ekonomik vendor 7) Shërbimet në fushën e sigurisë publike 8) Shërbimet në fushën e funksioneve dhe kompetencave të deleguara………………
Për çdo shërbim (por pa u kufizuar) informacion përshkrues mbi: Instrumentin për administrimin e shërbimit Sistemin e administrimit të performancës së shërbimit bazuar mbi standardet Sistemin e treguesve, përfshirë edhe aspektin gjinor për matjen e performancës Strukturën përgjegjëse për prezantimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e performancës së shërbimit, përfshirë edhe aspektin gjinor
|
Neni 32-33 i ligjit nr. 139/2015 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Menjëherë | Kryetari i Bashkisë | Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
2 |
Shërbimet administrative Përfshin bërjen publike të shërbimeve publike që ofron bashkia sipas fushave të përcaktuara nga ligji 139/2015 1) Shërbimet administrative në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike 2) Shërbimet administrative në fushën e shërbimeve sociale 3) Shërbimet administrative në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese 4) Shërbimet administrative në fushën e mbrojtjes së mjedisit 5) Shërbimet administrative në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit 6) Shërbimet administrative t në fushën e zhvillimit ekonomik vendor 7) Shërbimet administrative në fushën e sigurisë publike
Shërbimet administrative në fushën e funksioneve dhe kompetencave të deleguara Për çdo shërbim (por pa u kufizuar) informacion përshkrues mbi: – Strukturat përgjegjëse për ofrimin e shërbimit – Adresën postare/elektronike të strukturave/ njësive/sporteleve që ofrojnë shërbime administrative – Procedurat që duhen ndjekur për të përfituar shërbime administrative – Oraret e punës së strukturave/njësive/sporteleve që ofrojnë shërbime administrative – Tarifat për shërbimet administrative – Rregullat për mënyrën e kryerjes së pagesës – Subjektet që përjashtohen nga tarifat
|
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Menjëherë | Kryetari i Bashkisë | Koordinatori për të drejtën e informimit | |||||||
3 |
E drejta e ankesës dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet Përfshin bërjen publike të: 1. Procedurave për të bërë ankesa apo vërejtje në lidhje me shërbimet 2. Adresës postare/elektronike për depozitimin e ankesave apo vërejtjeve
|
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Brenda 10 ditëve nga shpallja e miratimit | Kryetari i Bashkisë | Koordinatori për të drejtën e informimit | |||||||
Fusha 5 – Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore |
||||||||||||
Nr. | Informacioni që bëhet publik pa kërkesë | Referenca ligjore | Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni | Afati kohor për publikim | Organi miratues | Organi përgjegjës për publikimin | ||||||
1 |
Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore: 1) I organizuar (jo i detyrueshëm) sipas fushave: – Fusha e organizimit dhe funksionimit të bashkisë – Fusha e veprimtarisë ekonomiko-financiare – Fusha e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare – Fusha e infrastrukturës dhe shërbimeve publike – Fusha e shërbimeve sociale – Fusha e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese – Fusha e mbrojtjes së mjedisit – Fusha e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit – Fusha e zhvillimit ekonomik vendor – Fusha e sigurisë publike – Fusha e funksioneve dhe kompetencave të deleguara 2) Çdo fushë duhet të përmbajë: – Aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse – Dokumentet politike kombëtar përkatës Vendimet dhe urdheresat dhe e keshillit te Bashkise me karakter normative Vendimet dhe urdheresat dhe e kryetarit te Bashkise me karakter normative. Dokumentet politike vendore
|
Neni 7/b i ligjit nr. 119/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare. Vendimet, urdhëresat dhe urdhrat e këshillit dhe kryetarit bashkisë brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre |
Kuvendi i Shqipërisë Këshilli i Ministrave Ministri Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë |
Kordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
Fusha 6 – Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje
|
||||||||||||
Nr. | Informacioni që bëhet publik pa kërkesë | Referenca ligjore | Mënyra e bërjes publike së këtij informacioni | Afati kohor për publikim | Organi miratues | Organi përgjegjës për publikimin | ||||||
1 |
Të dhënat e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik. Përfshin bërjen publike të: 1. Emër mbiemër të koordinatorit 2. Adresën postare/ elektronike të tij 3. Orarin e punës
|
Neni 16/2 ligjit Nr. 139/2015 dhe neni 10 ligji Nr. 146/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b) Vendet e caktuara për njoftimet |
Menjëherë pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit | Kryetari i Bashkisë | Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik | ||||||
2 |
Plani vjetor për procesin e vendimmarrjes me pjesëmarrje . Përfshin bërjen publike të: 1. Akteve që do të konsultohen 2. Mënyrat e konsultimit 3. Afatet 4. Strukturat përgjegjëse
|
Neni 6/b i ligjit Nr. 146/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- menuja……..(me link) b) Vendet e caktuara për njoftimet publike (citohen adresa e vendeve) |
Brenda 10 ditëve nga data e miratimit |
Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë |
Sekretari i Këshillit Bashkiak Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik |
||||||
3 |
Dispozitat e brendshme rregullatore për këshillimin me publikun. Përfshin bërjen publike të: 1. Procedurave, afateve dhe mënyrat e organizimit për çdo formë/lloj konsultimi 2. Struktura pergjegjese per aktet e detyrueshme per konsultim
|
Neni 18/2 i ligjit 139/2015 dhe neni 6 ligji 146/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit b) Vendet e caktuara per publikim |
Brenda 10 ditëve nga data e miratimit |
Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë |
Sekretari i Këshillit Bashkiak Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik |
||||||
4 |
Akte për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik. Përfshin bërjen publike të: 1. Listës sëakteve për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik
|
Neni 18/1 ligjit Nr. 139/2015 Neni 5/ç dhe 13/3 e ligji Nr. 68/2017 Neni 1/1 dhe 4/c e ligjit 146/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b) Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Menjëherë | Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik |
Sekretari i Këshillit Bashkiak Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik |
||||||
5 |
Njoftimi për nismën vendimmarrëse me pjesëmarrje Përfshin bërjen publike të: 1. Projektaktit, relacionin shpjegues dhe dokumentave shoqërues të tij. 2. Arsyeve të nevojshme për nxjerrjen e projektaktit, si dhe ndikimi që ai do të ketë 3. Afatit, vendit dhe mënyrën me të cilën palët e interesuara paraqesin ose dërgojnë rekomandimet e tyre; 4. Adresën e kontaktit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik të bashkisë ose të strukturës përgjegjëse për mbledhjen e rekomandimeve e të komenteve për projektaktin; 5. Vendin dhe datën e organizimit të takimit publik në rastet kur bashkia vendos për organizimin e tij
|
Neni 11, neni 13 dhe neni 14 i ligjit Nr. 146/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b) Vendet e caktuara për njoftimet |
Menjëherë |
Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë |
Sekretari i Këshillit Bashkiak Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik |
||||||
6 |
Procedurat që duhen ndjekur për të bërë një ankim në lidhje me këshillimin me publikun Përfshin bërjen publike të: 1. Subjektet ku mund të bëhet ankesa ( Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Këshilli i bashkisë, Kryetari i bashkisë;) 2. Adresën postare/ elektronike për dërgimin e ankesës 3. Procedurat për të bërë një ankesë në lidhje me këshillimin me publikun 4. Struktura përgjegjëse në nivel bashkie që regjistron dhe shqyrton ankesën
|
Neni 21 i ligjit Nr. 146/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b) Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Menjëherë | Këshilli Bashkiak |
Sekretari i Këshillit Bashkiak Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik |
||||||
7 |
Procedurat që duhen ndjekur për të bërë një ankim në lidhje me këshillimin me publikun Përfshin bërjen publike të: 1. Subjektet ku mund të bëhet ankesa ( Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Këshilli i bashkisë, Kryetari i bashkisë;) 2. Adresën postare/ elektronike për dërgimin e ankesës 3. Procedurat për të bërë një ankesë në lidhje me këshillimin me publikun 4. Struktura përgjegjëse në nivel bashkie që regjistron dhe shqyrton ankesën
|
Neni 21 i ligjit Nr. 146/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b) Vendet e caktuara për njoftimet publike . |
Menjëherë | Këshilli Bashkiak |
Sekretari i Këshillit Bashkiak Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik |
||||||
8 |
Raporti vjetor për transparencën në procesin e vendimmarrjes. Përfshin bërjen publike të: 1. Numrit të akteve të miratuara nga organet e bashkisë me konsultim publik gjatë një viti. 2. Numrin e përgjithshëm të komenteve dhe rekomandimeve të marra nga palët e interesuara; 3. Numrin e rekomandimeve dhe komenteve të pranuara dhe të refuzuara gjatë procesit të vendimmarrjes 4. Numrin e takimeve publike të organizuara
|
Neni 20/1 i ligjit Nr. 146/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b) Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Brenda 10 ditëve nga data e miratimit |
Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë |
Sekretari i Këshillit Bashkiak Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik |
||||||
Fusha 7 – Informacion tjetër
|
||||||||||||
1 |
Bashkia në proceset e integrimit evropian. Përfshin bërjen publike të: 1. Të dhënave për projektet, nismat dhe veprimtarisë e bashkisë në kuadrin e integrimit në BE
|
Neni 7/l i ligjit nr. 119/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre |
Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë |
Kordinatori per te drejten e informimit | ||||||
2 |
Bashkia dhe shoqëria civile. Përfshin bërjen publike të: 1. Në tërësi të dhëna për grupet e interesit 2. Të dhëna për OJF, përfaqësuesit e medias, biznesit 3. Shërbimet që ofrohen nga organizata të ndryshme 4. Nismat advokuese, lobuese dhe monitoruese nga shoqëria civile
|
Neni 7/l i ligjit nr. 119/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet publike |
Brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre |
Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë |
Kordinatori per te drejten e informimit | ||||||
3 | Raporte, studime dhe vlerësime mbi zbatimin e Programit të transparencës. | Neni 7/l i ligjit nr. 119/2014 | a)Në faqen zyrtare të internetit | Brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre |
Këshilli Bashkiak Kryetari i Bashkisë |
Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
4 |
Strukturat komunitare Përfshin bërjen publike të: 1. Dhënave për strukturat komunitare në fshat 2. Dhënave për strukturat komunitare në qytet 3. Detyrat, kompetencat dhe kompetencat e strukturave komunitare 4. Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e këshillave komunitare
|
Neni 7/l i ligjit nr. 119/2014 |
a)Në faqen zyrtare të internetit- b)Vendet e caktuara për njoftimet publike. |
Brenda 10 ditëve nga data e miratimit të tyre | Këshilli Bashkiak | Koordinatori për të drejtën e informimit | ||||||
KOORDINATOR PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT
HENRIK KOLA
KRYETAR I BASHKISE
Majlinda Cara