Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkia

22 PRILL – DITA E TOKËS

Në këtë ditë ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi për rëndësinë e kujdesit ndaj Tokës, stafi i bashkisë Kurbin së bashku me nxënës të gjimnazit “At’ Shtjefën Gjeçovi” u angazhuan në aktivitete të ndryshme në qytet, përfshirë edhe pastrimin e tij🍃

Laç – Bashkë me ministren Albana Koçiu, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë

Laç – Bashkë me ministren Albana Koçiu, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, z. David Wisner, drejtuesen e USAID Albania, znj. Mischere Kawas, drejtuesen e UNDP Albania, znj. Monica Merino, përfaqësues të World Vision Albania, partnerë vendorë dhe përfaqësues të OJF-ve, vizituam qendrën “Fuqizojmë Komunitetin”.

Kjo qendër komunitare e hapur së fundmi në qytetin tonë është modeli i parë i shërbimeve të integruara për shtresat në nevojë.

Mirënjohëse për kontributin e çmuar të partnerëve dhe besimplotë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë për realizimin e projekteve të tjera në bashkinë Kurbin.

Rikonstruksioni i Pallatit Kultures

Pasi shërbeu për pak kohë edhe si godinë ku u ofruan shërbimet e bashkisë Kurbin, tashmë në Pallatin e Kulturës “Kok Malçi” po kryhet një rikonstruksion i plotë.

Kjo ndërhyrje jo vetëm do t’i japë pamjen e standartet që një objekt i tillë meriton të ketë por e kthen atë në funksion të plotë të artit dhe jetës kulturore të qytetit

Në Shtëpinë e Evropës për fillimin e projektit “Bashkimi Evropian për Kujdesin Social”

Në Shtëpinë e Evropës🏠🇪🇺për fillimin e projektit “Bashkimi Evropian për Kujdesin Social” i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania.

Kënaqësi të isha pjesë e panelit dhe e diskutimeve me kolegun kryebashkiak të Elbasanit, z. Gledian Llatja, ministren znj. Albana Koçiu, ambasadorin e delegacionit të BE🇪🇺në vendin tonë, z. Silvio Gonzato, dhe përfaqësuesin e UNICEF Albania, z. Murat Sahin.