Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkia

Mamurras Rindertimi

Mamurras – 31 familje do të kenë së shpejti në dorë çelësat e apartamenteve të reja në pallatin që po ndërtohet shumë herë më i bukur, më i fortë e më i sigurtë se ai që kanë patur. Aktualisht ka mbaruar pjesa më e madhe e punës dhe po vijohet me punimet e brendshme dhe të fasadës

Gorré, Fushëkuqe – Drejt përfundimit puna për rikonstruksionin tërësor të shkollës 9-vjeçare

“Nikë Tomë Prela”, një tjetër objekt arsimor dinjitoz në shërbim të nxënësve, mësuesve dhe banorëve të kësaj zone 👨‍🏫🏫📚

Bashkë me gjimnazin e ri të sapo rikonstruktuar “At’ Shtjefën Kurti”, terrenet e reja sportive dhe hapësirat e përbashkëta, kjo shkollë krijon jo vetëm një kampus arsimor të mirëfilltë por edhe një qendër të re komunitare në njësinë administrative Fushëkuqe ⛹️‍♀️⚽️🤾🏻‍♀️

Një ambulancë e re

Një ambulancë e re dhe e pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme i shtohet flotës së automjeteve të spitalit të Laçit falë bujarisë së mikut norvegjez Ove Johan Harestad të cilin pata kënaqësinë ta mirëprisja në ambjentet e bashkisë Kurbin dhe më pas të kryenim procedurat e dhurimit pranë spitalit.

Faleminderit nga ♥️

Qendra e re shëndetësore po ndërtohet ne Mamurras

Mamurras – Bashkë me Benardin dhe Erjonin inspektuam sot kantierin e qendrës së re shëndetësore. Puna po ecën me ritme të shpejta dhe besojmë ta kemi gati përpara afateve të përcaktuara

Qendra e re shëndetësore po ndërtohet nga themelet me standartet më të mira dhe do t’u shërbejë mijëra banorëve të Mamurrasit që deri më tani i marrin këto shërbime në ambjente të improvizuara e aspak dinjitoze si për qytetarët dhe për stafin mjekësor