Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkia

TRAJNIMI I AKTORËVE VENDORË MBI PLANIN E VENDOR TË VEPRIMIT TË EFIÇENCËS SË ENERGJISË

Me datë 23.01.2024 u realizua trajnimi i radhës me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, medias dhe aktorëve të tjerë në Kurbin. Trajnimi nga eksperti Ergi Kadiu synon të informojë dhe ndërgjegjësojë aktorët vendorë mbi mundësitë dhe përfitimet në funksion të përfshirjes së tyre si pjesëmarrës aktivë për zbatimin e Planit Vendor të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë në Kurbin.

Pjesëmarrësit, kryesisht përfaqësues të biznesit prodhues dhe të shërbimeve në zonë, shprehën vullnetin e tyre për të investuar në panele diellore pranë bizneseve të tyre për të reduktuar kostot e energjisë dhe orientuar drejt burimeve të energjisë së rinovueshme.

Planin Vendor të Veprimit të Efiçencës së Energjisë të Bashkisë Kurbin mund ta konsultoni në:

https://nrg.asp.al/publications

Ky projekt zbatohet nga #ASP në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike #PIPS dhe Bashka Kurbin dhe Komuna Suharekë me financimin e programit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë të Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian.

#IPACrossBorderCooperationProgrammeAlbaniaKosovo

#EuropeanUnioninAlbania

#Akademia e Studimeve Politike

#Prishtina Institute for Political Studies – PIPSS

#BashkiaKurbin#KomunaSuharekë

Zbatimi i projektit të përbashkët Shqipëri-Kosovë për Energjinë dhe Klimën

Bashkia Kurbin ka në process zbatimi projektin “Rruga drejt përdorimit efikas vendor të burimeve natyrore” me fokus rritjen e njohurive dhe bashkëpunimit të aktorëve të ndryshëm në Shqipëri dhe Kosovë për zbatimin në nivel vendor të politikave kombëtare të efiçencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike. Ky projekt zbatohet në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP- Lead Partner), Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Komunën e Suharekës, me financimin e programit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë të Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian. Projekti ka një kohëzgjatje prej 30 muajsh për periudhën prill 2022- shtator 2024.

Autoritetet vendore në dy bashkitë e përfshira në këtë projekt do të përfitojnë rritjen e mëtejshme të njohurive të stafit të tyre si dhe shkëmbimin e ekspertizës për hartimin e Planeve Vendore të Veprimit për Energjinë dhe praktikave të tjera, në zbatim të detyrimeve që lindin për autoritetet vendore nga legjislacioni kombëtar për energjinë dhe mjedisin. Njëkohësisht, projekti do të mundësojë investime konkrete në termoizolimin dhe masa të tjera efiçente në një kopsht fëmijësh në Kurbin dhe ndriçimin me energji diellore të tre ambjenteve publike në Suharekë. Këto investime pilote jo vetëm që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve vendore, por synohet që të ndërgjegjësojnë biznesin dhe komunitetin vendor për të orientuar investimet e tyre drejt zgjedhjeve të gjelbërta.  

Krijimi i një mekanizmi të qëndrueshëm për dialog dhe konsultime ndërmjet të gjithë aktorëve vendorë për çështjet e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike do të mundësohet falë eskperiencës së ASP dhe PIPS për të sjellë së bashku aktorë të rëndësishëm vendorë të biznesit, aktivistë civilë dhe përfaqësues të medias.

Të gjitha këto ndërhyrje pritet të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në të dyja vendet, nëpërmjet një ndërhyrjeje zhvillimi ekonomik dhe social më efikas dhe miqësor me natyrën.

Aktivitetet e zbatuara deri tani nga projekti:

1.Vlerësimi i situatës dhe identifikimi i konsumit të energjisë në të gjitha nivelet  

2.Finalizimi i sondazhit për të matur njohuritë e aktorëve lokal mbi çështjet e Efiçensës së Energjisë dhe Klimës

3.Përgatitja e planit të komunikimit dhe visibilitetit të projektit

4.Realizimi i eventit mbi Eficencën e Energjise ,prezantimi i rezultateve të sinadazhit dhe inputet nga aktorët lokal

5.Finalizimi i dy planeve lokale të veprimit për Efiçencën e Energjisë për Bashkinë Kurbin dhe Komunën Suharekë

6.Realizimi i trajnimeve për rritjen e kapaciteteve të aktorëvë të ndryshëm dhe ditë shkëmbimi për dy stafet e bashkive

7.Përgatitja e metodologjisë për raportimin e të dhënave të energjisë për autoritetet kombëtare /Krijimi i një strategjie për auditimin e ndërtesave publike në lidhje me Efiçencën e Energjisë /Përgatitja e një manuali mbi prokurimin e Efiçensës së Energjisë në nivel lokal,një model i cili mund të përdoret nga të gjitha bashkitë

Projekti vazhdon të jetë në proces zbatimi nga të gjithë partneret dhe aktivitete të tjera do zbatohen deri në përfundim të afatit të parashikuar të projektit.Projekti “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore”, financohet nga IPA II Programi Ndërkufitar i Bashkimit Evropian Shqipëri – Kosovë, thirrja e 3-të për aplikim, dhe zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike (APS), Instituti për Studime Politike të Prishtinës (PIPS), Bashkia e Kurbinit dhe Komuna e Suharekës

Bashkë me zv. Kryeministren, Belinda Balluku, drejtuesin e AKUK, Klevis Jahaj, dhe deputeten Shpresa Marnoj inspektuam dje ujësjellësin e ri të qytetit të Laçit.

Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të punimeve siç janë vendosja e matësva të ri dhe aplikimi i sistemit Scada.

Një ndër investimet më të rëndësishme që qeveria shqiptare ka kryer në Kurbin, një investim pas 60 vitesh në një sistem të amortizuar dhe thuajse të dalë jashtë funksioni, zgjidh një herë e mirë një ndër problemet më jetike për 32 mijë banorë të cilët do të shërbehen me furnizim të pandërprerë me ujë

Në vigjilje të festave të fundvitit shpërndamë disa dhurata simbolike për fëmijë

Në vigjilje të festave të fundvitit shpërndamë disa dhurata simbolike për fëmijë që këto ditë i kanë edhe më të vështira t’i gëzojnë për shkak të mungesës së njërit prej prindërve të tyre.

Më shumë se kushdo tjetër, këta fëmijë kanë nevojë për mbështetje, përkujdesje e dashuri ndaj jemi e do të jemi gjithmonë krah tyre.

Gëzuar festat✨

Mbledhja e Komisionit te Finances dhe Buxheti per shqyrtimine projekt buxhetit te vitit 2024

Në sallën e re të Këshillit Bashkiak, sot u mblodhën komisionet, përkatësisht Komisioni i Financës dhe Buxhetit, i cili në praninë e Kryetares së Bashkisë, zj. Majlinda Cara, dhe të drejtorëshës së Financave zj. Rake Kola, mori në shqyrtim projekt-buxhetin e vitit 2024 si dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 dhe normat e harxhimt të karburantit për automjetet e bashkise. Pas diskutimeve dhe shpjegimeve të nevojshme, komisioni e përcolli projekt-vendimin për në mbledhjen e datës 19 dhejtor.

Gjithashtu edhe komisioni I Arsimit mori në shqyrtim projekt-vendimin për bursat për arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe profesional, edhe në praninë e Drejtoreshës së Arsimit Zj. Bardha Pojani, duke kaluar për miratim në këshill bursat për të gjithë nxënësit që kanë aplikuar në Bashkinë Kurbin.

Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes sipas ndryshimeve ligjore (VKM nr. 327/2021)

Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes sipas ndryshimeve ligjore (VKM nr. 327/2021) mblodha sot Komitetin Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR).

Ndër të tjera, gjatë këtij takimi miratuam protokollet përkatëse për manaxhimin e rasteve të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore si dhe kërkova angazhim maksimal nga çdo aktor vendor për adresimin e këtyre rasteve.

Mirënjohje për UNDP Albania që në kuadër të programit “Fuqizojmë Komunitetin” me financim nga USAID, mbështet mirëfunksionimin e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit.