Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

DREJTORIA E FINANCËS

DREJTORIA E FINANCËS

 

Drejtor: Rake KOLA

 

Misioni i Drejtorisë:

Kjo drejtori synon zbatimin e rregullave dhe ligjeve te menaxhimit financiar dhe kontrollit, ne procesin e menaxhimit te fondeve buxhetore, mbajtjen e kontabilitetit të aktivitetit dhe hartimin e llogarisë vjetore në nivelin e njësisë shpenzuese të Administratës se Bashkisë Kurbin.

 

Objektivat kryesore të Drejtorisë së Financës janë:

  1. Zbatimi i rregullave të menaxhimit financiar, mbajtja e kontabilitetit dhe përgatitja e pasqyrave financiare.
  2. Garantimi i përdorimit të fondeve publike, nëpërmjet kryerjes së kontrollit paraprak të përputhshmërisë së operacioneve ekonomike me buxhetin dhe legjislacionin ne fuqi.
  3. Realizimi në një kohe sa më të shkurtër i likuidimeve të detyrimeve ndaj të tretëve ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
  4. Rregjistron të gjitha detyrimet e institucionit dhe të institucioneve të varësisë, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Financës;
  5. Ndjek respektimin e rregullave, procedurave dhe afateve ligjore lidhur me hartimin, diskutimin dhe miratimin e buxhetin (granti dhe buxhetin lokal) në komisionin e ekonomi-financës dhe në Këshillin Bashkiak;
  6. Gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre, drejtuesit dhe specialistët e kësaj drejtorie janë të detyruar të zbatojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e parimeve të efektivitetit ekonomik dhe ato të drejtimit financiar, duke u kujdesur që fondet e miratuara të shpenzohen në kohën e duhur dhe vetëm me qëllimin e një administrimi ekonomik sa më efektiv.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë së Financës, janë:

  1. Programon, organizon dhe koordinon punën për përdorimin me efektivitet të fondeve, në funksion të garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së profesionalizimit dhe të transparencës.
  2. Harton, garanton dhe dokumenton të gjitha transaksionet financiare për Bashkinë (nivelin e njësisë shpenzuese te administratës se bashkisë Kurbin), lidhur me ligjshmërinë rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve te ekonomicitetin, efiçencës dhe efektivitetit.
  3. Organizon punën për identifikimin dhe hartimin e regjistrit të riskut, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik realizimin e objektivave.
  4. Menaxhon mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen ne funksion të realizimit të objektivave.
  5. Menaxhon veprimtarinë ekonomiko-financiare të Bashkisë në mbështetje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe informon eprorët për treguesit ekonomiko-financiarë të kësaj veprimtarie.
  6. Programon, organizon dhe koordinon punën për ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe te dokumentacionit të njësisë kundrejt humbjeve vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit te paautorizuar.
  7. Ofron këshillim profesional për problemet financiare për strukturat e Bashkisë dhe titullarët.
  8. Merr masa për njohjen, zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit që lidhet me drejtorinë dhe raporton e përgjigjet për veprimtarinë e drejtorisë përpara Kryetarit të Bashkisë.
  9. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me drejtoret e drejtorive të tjera në bashki, për problemet që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së drejtorisë, për menaxhimin e riskut, me strukturat përkatëse në bashki dhe institucionet e varësisë.
  10. Bashkëpunon me drejtorinë e personelit dhe në bazë të të dhënave që merr nga kjo drejtori harton liste pagesat e punonjësve
  11. Mban kontakte me Drejtorinë e Thesarit dhe realizon kryerjen e veprimeve me të.

 

SEKTORI  I ZHVILLIMIT EKONOMIK TË ASETEVE DHE STATISTIKAVE

 

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

  1. Hartimin e planeve të zhvillimit ekonomik të bashkisë.
  2. Zbatimi i kërkesave të ligjeve apo akteve nënligjore që rregullojnë fushat e veçanta për të cilat hartohen këto plane.
  3. Krijimin i një klime të mirë bashkëpunimi me bizneset që operojnë në territorin e bashkisë në funksion të krijimit të kushteve të favorshme për një rritje ekonomike të qëndrueshme në territorin e bashkisë.
  4. Evidentimi i mundësive të reja, si dhe hartimin e politikave lehtësuese për bizneset në territorin e bashkisë.
  5. Hartimi i politikave të reja për standartizimin e procesit të licencimit në territorin e bashkisë,
  6. Hartimi i politikave me qëllim reduktimin e barrierave ndaj biznesit, thjeshtimit dhe kanalizimit të procedurave administrative ndaj biznesit në përputhje me praktikat më të mira kombëtare e ndërkombëtare me qëllim zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në territorin e bashkisë.
  7. Përpunimi i të gjithë treguesve statistikorë me qëllim hartimin e politikave të zhvillimit ekonomik të bashkisë.
  8. Ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike të rrjetit të tregtisë dhe organizimi dhe monitorimi e shërbimeve me qëllim mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël
  9. Krijimi dhe menaxhimi i granteve dhe ndihmave financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël dhe të mesëm.
  10. Vendosja dhe zbatimi i standardeve dhe rregullave për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve vendore të zhvillimit ekonomik;
  11. Raportimi për situatën ekonomike, sociale dhe kulturore nëpërmjet grumbullimit të informacionit nga njësitë organizative përgjegjëse, brenda dhe jashtë bashkisë;
  12. Koordinimi i planeve ekonomike me organizma të tjerë publikë, grupe të interesit dhe me publikun;
  13. Koordinimi dhe asistenca ndaj ekspertizës profesionale të kontraktuar për qëllime planifikimi apo hartimi planesh ekonomike;
  14. Identifikimi i potencialeve të zhvillimit ekonomik të territorit të bashkisë;

 

SEKTORI I KONTABILITETIT

1.Detyrat dhe Përgjegjësitë janë:

  1. Kontabilizon bankën (për të ardhurat) dhe bashkëpunon me drejtorinë e të ardhurave dhe Drejtorinë e Thesarit për pasqyrimin e saktë të tyre;
  2. Evidenton dhe ndjek debi-kreditë, propozon masa për ndjekjen çdo muaj të tyre;
  3. Bën përgatitjen e llogarisë vjetore të aktivitetit financiar të aparatit të bashkisë, çerdheve, ndriçimit rrugor, arsimit, së bashku me specialistët e kontabilitetit;
  4. Bën llogaritjen e shpenzimeve në valutë për dieta e shërbime jashtë shtetit sipas dokumentacionit të paraqitur (pasi është dhënë urdhri i titullarit për kryerjen e shpenzimit);
  5. Bën regjistrimin në kartelat përkatëse që në momentin e konstatimit për secilin urdhër-shpenzimi sipas titullit, kapitalit dhe grupit përkatës;
  6. Kontrollon zbatimin e ligjshmërisë në plotësimin e dokumentacionit të thesarit dhe arkës;
  7. Përpilon listë-pagesën për shërbimet brenda vendit dhe orët jashtë kohës normale të punës sipas ligjeve në fuqi;
  8. Regjistron veprimet kontabël në centralizator, si të shpenzimeve dhe të të ardhurave;
  9. Bën çiftimin e dokumenteve të likuiduara me urdhër-pagesën përkatëse (vendim i Këshillit Bashkiak, urdhër-prokurimi, procesverbal, shpallje fituesi, kontratë, situacion, preventiv, faturë, fletë-hyrje);

 

 

SEKTORI I BUXHETIT

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
  2. Është përgjegjës për administrimin e çdo çështje që lidhet me hartimin dhe zbatimin e buxhetit, hartimin e listëpagesave të pagave, ndihmës ekonomike dhe paaftësisë së kufizuar, nëpërmjet respektimit të parimeve të transparencës dhe të ligjshmërisë, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
  3. Është strukturë përgjegjëse për hartimin, monitorimin dhe zbatimin e buxhetit, duke siguruar shpërndarje të burimeve në përputhje me politikat dhe prioritetet e vendosura, mbikëqyr zbatimin e parimeve të efektivitetit ekonomik duke u kujdesur për përdorimin e fondeve në kohen e duhur dhe qëllimin e një administrimi sa më efektiv.