Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

DREJTORIA JURIDIKE DHE E PROKURIMEVE PUBLIKE

Drejtor: Jeton CAKONI

Misioni:

Drejtoria Juridike dhe Prokurimeve Publike siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së Bashkisë me kërkesat ligjore në fuqi, dhënien e asistencës dhe opinionit ligjor ne funksion  të veprimtarisë së Bashkisë, si dhe angazhohet ne përgatitjen e draft-akteve të ndryshme normative, rregullatorë, të marrëveshjeve apo kontratave, në ndjekjen e proceseve kontraktuale, administrative dhe gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit.

Drejtoria ndjek ndryshimet e legjislacionit dhe njofton strukturat e tjera te Bashkisë lidhur me to, informon ne mënyrë të detajuar Kryetarin e Bashkisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për ndryshimet ligjore që kanë rëndësi të veçantë ose që kërkojnë ndërmarrjen e veprimeve të shpejta nga ana e Kryetarit apo Sekretarit të Përgjithshëm, ndërmerr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për mbrojtjen e interesave të Bashkisë nga veprimet e palëve të treta të çdo forme të mundshme.

Gjithashtu, Drejtoria ndërmerr dhe bashkërendon veprimet gjyqësore si dhe të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Bashkisë, duke bashkëpunuar me çdo njësi tjetër. Realizon prokurimin e mallrave, punëve dhe shërbimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi, mbështet me të gjitha llojet e shërbimeve dhe plotëson nevojat e strukturave të tjera të bashkisë, me qëllim garantimin e kushteve optimale të punës.

 

Objektivat kryesore të Drejtorisë janë:

  1. Sigurimi i ndihmës juridike për të gjitha aktet që nxjerr këshilli i bashkisë, kryetari i bashkisë si dhe aktet që hartojnë drejtoritë, zyrat/sektorët.
  2. Sigurimi i mbrojtjes ligjore të bashkisë Kurbin.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë janë:

  1. Hartimin e planit strategjik dhe vjetor;
  2. Të njohë, të respektojë dhe të ushtrojë veprimtarinë e saj në përputhje me aktet ligjore e nënligjore ne fuqi;
  3. Të sigurojë mbështetje dhe asistencë juridike mbi çështjet që kërkohen për t`u trajtuar në ushtrimin e funksioneve dhe kryerjen e detyrave të gjithë strukturave të bashkisë Kurbin;
  4. Të sigurojë ndihmë juridike për të gjitha aktet që nxjerr Këshilli i Bashkisë, Kryetari i Bashkisë si dhe aktet që hartojnë drejtoritë, zyrat/sektorët;
  5. Të përfaqësojë institucionin në çështje gjyqësore me autorizim përfaqësimi nga titullari i institucionit/Zv. Titullarët;
  6. Të zbatojë dhe respektojë ligjin në çdo procedure administrative që ndjek institucioni.

 

SEKTORI  JURIDIK

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

  1. Përgatit përgjigjet për shkresa të ndryshme që i delegohen nga drejtori;
  2. Kur autorizohet nga Drejtori përkatës, përfaqëson Bashkinë në organet e pushtetit gjyqësor;
  3. Të sigurojë interpretimin e akteve ligjore në fuqi, mbi bazën e kërkesës së drejtorisë përkatëse në bashki;
  4. Është përgjegjës për kontrollin dhe monitorimin e aktiviteteve të sektorit dhe siguron përmbushjen e tyre sipas planit;
  5. Eshtë përgjegjës për korrigjimin e çdo shmangieje të konsiderueshme që mund të ekzistojë mes objektivave dhe rezultatit faktik;
  6. Te jap kontribut në procesin e vendimmarrjes të nivelit të mesëm drejtues, sipas fushës së ekspertizës, nëpërmjet sigurimit të të dhënave të detajuara dhe analizave, të cilat mbështesin linjën e propozuar të veprimit;
  7. Ndjek zbatimin e sugjerimeve/rekomandimeve të lëna gjatë kontrollit të brendshëm financiar (auditi);
  8. Zgjidh probleme lidhur me aktivitetet e përditshme që ndikojnë në arritjen e rezultateve faktike të sektorit;
  9. Jep informacion mbi aktet e Kryetarit të Bashkisë te eprori direkt, koordinon punën me sektorin mbi zbatimin e këtyre akteve.

 

SEKTORI I PROKURIMEVE PUBLIKE

 

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

  1. Përmbush të gjitha detyrat që i ngarkohen nga drejtori në zbatim të legjislacionit në fuqi në fushën e prokurimeve publike;
  2. Është përgjegjës për hartimin e regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike e të regjistrit të realizimit, për hartimin dhe dërgimin e njoftimeve për botim brenda afateve kohore, për hartimin e urdhrave të prokurimit, për mbledhjen e të gjitha materialeve të nevojshme që iu bashkëlidhen dokumenteve të tenderit;
  3. Mban kontakte të rregullta me anëtarët e komisionit të ngritur nga kryetari i Autoritetit Kontraktues dhe i vë në dijeni për datën, vendin dhe orën kur do të mblidhet Komisioni i Vlerësimit të Ofertave;
  4. Sqaron kandidatët që kanë tërhequr dokumentacionin për tender mbi çdo paqartësi që mund të kenë gjatë hartimit të ofertave, në lidhje me dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Enti Prokurues;
  5. Merr pjesë në procedurën e hapjes së ofertave deri në vlerësimin e tyre (pa të drejtë vote);
  6. Mban lidhje direkte dhe përmbush të gjitha detyrat e ngarkuara nga kryetari i Autoritetit Kontraktues (Kryetari i Bashkisë), në zbatim të legjislacionit në fuqi;
  7. Përgjigjet për hartimin e programeve në fushën e prokurimeve publike dhe realizimin e tyre;
  8. Ka për detyrë të informojë në çdo kohë mbi legjislacionin dhe ndryshimet që i bëhen këtij të fundit dhe të pasqyrojë në dokumentet e tenderit dhe procedurat e tenderimit këto ndryshime;
  9. Gjatë hapjes së ofertave në një procedurë prokurimi bën verfikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor sëbashku me Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, për të kontrolluar shkallën e përgatitjes së kandidatëve në bazë të kërkesave të vendosura nga Autoriteti Kontraktues;
  10. Verifikon ligjshmërinë e ndjekjes së procedurave të tenderit gjatë zhvillimit të tij;
  11. Mban procesverbalet e mbledhjeve të komisionit, duke pasqyruar me transparencë çdo vendim të marrë në mbledhjet përkatëse dhe mban përgjegjësi për firmosjen e procesverbaleve nga të gjithë anëtarët e komisonit të vlerësimit të ofertave si dhe njësisë së prokurimit;
  12. I propozon komisionit kualifikimin ose moskualifikimin e kandidatëve mbas verifikimit të ofertave, I propozon komisionit marrjen e masave ndaj kandidatëve në rastet kur kanë paraqitur dokumente të rreme në një procedurë prokurimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi.
  13. Siguron dhe përgjigjet për ruajtjen e fshehtësisë së përgatitjes së dokumentacionit dhe verifikimit të tij deri në komunikimin zyrtar të kandidatëve pjesëmarres në tender;
  14. Harton kontrata sipas klasifikimit të tyre në bazë të procedurës, duke mbrojtur në çdo kohë interesat e institucionit që përfaqëson;
  15. Mban lidhje të vazhdueshme me Agjencinë e Prokurimit Publik dhe institucione të specializuara për zgjidhjen me efikasitet të problemeve ligjore që lindin gjatë procedurave të prokurimit publik;

.