Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

DREJTORIA E MJEDISIT

Drejtor: Petrit XHELADINI

Misioni i Drejtorisë:

Kjo drejtori synon zbatimin e rregullave dhe ligjeve për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik duke u dhënë prioritet faktorëve vendimtarë që luajnë rol të rëndësishëm në shtimin prodhimit bujqësor dhe blegtoral, ruajtjen e mjedisit, zhvillimin dhe shtimin e fondit pyjor si edhe ne cilësine e sigurinë ushqimore.

Të sigurojë përputhshmërine e politikave të ndjekura nga Bashkia Kurbin ne ushtrimin e funksioneve dhe veprimtarisë së saj me kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë, duke u mbështetur mbi bazën ligjore për çështjet dhe kërkesat që trajton.

Menaxhimin dhe kontrollin e prodhimit bujqësor e blegtoral, tregut ushqimor, të florës dhe të faunes së egër, bimëve mjekësore e të burimeve të tjera pyjore e jo pyjore.

 

Objektivat kryesore të Drejtorisë janë:

  1. Rritja e prodhimit bujqësor dhe blegtoral nëpërmjet rritjes intensive të rendimenteve duke orientuar drejt një strukture të kulturave bujqësore më të leverdisshme nga ana ekonomike;
  2. Garantimi i përdorimit të kapaciteteve ujore që ka në Bashki, nëpërmjet përmiresimit dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të rrjetit ujitës dhe kullues;
  3. Zbatimi i procedurave ligjore për pajisjen në masën 100% të fermereve me tituj pronësie;
  4. Ndihmë dhe kontroll të vazhdueshëm të tregjeve të produkteve bujqësore dhe të baxhove nën juridiksionin territorial të Bashkisë;
  5. Stabiliteti i tregut, duke garantuar qëndrueshmëri në prodhimin bujqësor;
  6. Cilësia dhe siguria ushqimore, duke garantuar që zinxhiri ushqimor të ketë një cilësi të qëndrueshme dhe të mos shkaktojë pasoja të dëmshme në shëndetin e njerëzve;
  7. Administrimi dhe mbrojtja e vazhdueshme e tokave bujqësore, pyjeve dhe kullotave zhvillimin e florës dhe faunes së egër, llojeve të rrezikuara te rralla ose në rrezik;
  8. Mbrojtjen e mjedisit në një nivel të lartë, ruajtjen dhe përmirësimin e tij;
  9. Parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut;
  10. Sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtorisë janë:

  1. Harton dhe zbaton një program për trajnimin e punonjësve të shërbimit bujqësor, pyjor dhe veterinar;
  2. Siguron mbrojtjen e mjedisit në një nivel të lartë, ruajtjen dhe përmirësimin e tij;
  3. Përgjigjet për parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut;
  4. Përgjigjet për menaxhimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore, pyjeve dhe kullotave, në pronësi shtetëroredhe në pronësi private;
  5. Mbi bazën e dokumentacionit, që disponohet, përgatit dhe i dërgon të dhëna dhe informacione, në çdo rast, kur këto kërkohen, DAMT-së së qarkut apo dhe institucioneve të tjera të qeverisjes qendrore dhe lokale;
  6. Bashkëpunon me strukturat e shërbimit veterinar rajonal dhe AKU për zbatimin e masave profilaktike, si dhe për kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë.

 

SEKTORI I BUJQËSISË

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Menaxhon dhe merr masa për mbrojtjen e tokës në territorin brenda ndarjes administrative territoriale të bashkisë nëpërmjet zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës;
  2. Ndjek zbatimin e procedurave për qiradhënien e tokave bujqësore të pandara (me origjinë nga ish-kooperativat bujqësore), në pronësi shtetërore apo që janë transferuar në përdorim/pronësi të bashkisë, bazuar në dispozitat e legjislacionit në fuqi;
  3. Evidenton sipërfaqet e dhëna me qira dhe i dërgon informacione periodike DAMT-së në qark.
  4. Evidenton në nivel ngastre (parcele), fshati (zone kadastrale) dhe bashkie, ndryshimet dhe kalimet e ndërsjella të kategorive të resurseve, për të cilat janë marrë vendime nga organet shtetërore, që ligji i ka ngarkuar me kompetenca vendimmarrëse në këtë fushë;
  5. Përgatit të dhëna e informacione për përdorimin e resurseve të tokës, sipas kërkesave që bëhen nga bashkia, DAMT-ja e qarkut dhe struktura të tjera të qeverisjes qendrore; mbi bazën e dokumentacionit, që disponohet, i dërgon DAMT-së së qarkut të dhënat dhe informacione, në çdo rast, kur këto kërkohen.
  6. Shqyrton kërkesat e subjekteve të interesuara për ndryshim të kategorive të resurseve të tokës dhe përgatit raportet teknike për këto kërkesa duke ia paraqitur për shqyrtim, sipas rastit, kryetarit apo këshillit të bashkisë; Vendimet e miratuara për ndryshim të kategorive të resurseve, si dhe kërkesat bashkë me dokumentacionin përkatës ia dërgon DAMT-së së qarkut; Për kërkesat e pamiratuara për ndryshimin e kategorive të resurseve, njofton me shkrim subjektet e interesuara, grumbullon informacionin gjeografik dhe ruan hartat e dokumentacionin që ka në varësi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  7. Ndihmon këshillin e bashkisë për të administruar sipërfaqet e tokave bujqësore të pandara;
  8. Te nxjerre vendime te detyrueshme për zbatim, për mbrojtjen e tokës bujqësore nga pronaret dhe poseduesit e ligjshëm te tokës bujqësore, si dhe për persona fizike e juridike, veprimtaria e te cilëve ne çfarëdo lloj mënyrë ndikon mbi funksionet qe përmbush toka bujqësore;
  9. Te shqyrtoje raportet e kontrolleve për dëmtimin e tokave bujqësore dhe te nxjerre vendimet përkatëse;
  10. Te bashkërendojë veprimtaritë për mbrojtjen e tokës bujqësore brenda fshatrave, ndërmjet fshatrave, brenda juridiksionit te bashkisë, si dhe ndërmjet shoqatave te ndryshme, kur veprimtaria e tyre ka si objekt token bujqësore ne këtë territor;
  11. Te bashkërendojë veprimtarinë e tij për mbrojtjen e tokës bujqësore me bashkitë e tjera, kur territoret e tokave kufizohen me njeri-tjetrin;
  12. krijon dhe bën të mundur funksionimin e komisionit të evidentimit të tokave të pakultivuara me këtë përbërje: (a) përgjegjësi i zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës (ZMMT) të bashkisë; (b) përfaqësuesi i drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit (DRBUMK); (c) kryetari i fshatit përkatës; komisioni bën çdo vit, brenda datës 15 shtator, verifikimin e sipërfaqeve të tokave të pakultivuara për çdo fshat.
  13. Publikon, brenda datës 15 tetor të çdo viti, listën emërore të pronarëve ose poseduesve të ligjshëm me sipërfaqet përkatëse të tokave, të evidentuara si të pakultivuara në çdo fshat;
  14. Përfundon procedurat ligjore të kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, përfituesve sipas ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar, të cilët nuk kanë bërë kalimin në pronësi;
  15. Përgatit dhe ia paraqet për miratim strukturave përgjegjëse të bashkisë kërkesat dhe dokumentacionin e personave fizikë apo juridikë për qiradhënien, për dhënien e lejeve të shfrytëzimit ose për format e tjera të transferimit të të drejtave, të parashikuara me akte ligjore e nënligjore, të tokave bujqësore të pandara dhe të brigjeve të lumenjve, që me ligj i kalojnë në pronësi ose administrim qarkut, komunës dhe/ose bashkisë;
  16. Përgjigjet për menaxhimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore, në pronësi shtetërore dhe në pronësi private, si dhe të kategorive të resurseve të tjera për të gjithë territorin në juridiksion e bashkisë; mban dhe ruan, me inventarizim, dokumentacionin kadastral ekzistues, që ka për objekt kategoritë e resurseve në juridiksion të saj;
  17. Përgjigjet për grumbullimin dhe sistemimin e dokumentacionit të ri kadastral për tokën bujqësore dhe të kategorive të resurseve të tjera që me ligj janë transferuar në përdorim/pronësi të bashkive;
  18. Ndjek veprimtarinë për evidentimin e tokave bujqësore të pakultivuara, në juridiksionin e bashkisë, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë këtë veprimtari.

 

SEKTORI I VETERINARISË, MJEDISIT & TURIZËM

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Bashkëpunimin me strukturat e shërbimit veterinar rajonal për zbatimin e masave profilaktike, në rastin e fermave të regjistruara, si dhe për kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë;
  2. Administron tregjet e kafshëve të gjalla;
  3. Mbajtjen nën kontroll dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi për eliminimin e qenve dhe maceve të rrugës;
  4. Kontrollin e njësive të shitjes së kafshëve të shoqërimit dhe zbukurimit;
  5. Mbledhjen e kufomave të kafshëve dhe përcaktojnë vendet e groposjes ose të grumbullimit të tyre;
  6. Marrjen e masave për rrethimin dhe ruajtjen e pikave të grumbullimit të ujërave të zeza dhe të ndalojnë hyrjen e kafshëve atje;
  7. Kryerjen e shërbimit veterinar në mjediset e thertoreve dhe të njësive të therjes, për kontrollin shëndetësor të kafshës para dhe pas therjes, vulosjen e karkasave të mishit dhe lëshimin e certifikatës veterinare që shoqëron mishin dhe nënproduktet e tij;
  8. Njoftimin e autoritetit kompetent për sigurinë ushqimore për rastet kur në thertore konstatohen shkelje dhe parregullsi në respektimin e dispozitave të akteve nënligjore, si dhe të rregullave të zbatueshme;
  9. Të përcaktojë kullotat dhe vendet e pirjes së ujit, në varësi të situatës epidemiologjike dhe, nëse është e nevojshme, të ndalojnë përdorimin e tyre;
  10. Të bashkëpunojë me Policinë, Drejtorinë e Shëndetit Publik, Inspektoriatet sanitare dhe Agjensinë Kombëtare të Ushqimit, në drejtim dhe parandalim të epidemive dhe sëmundjeve të tjera;