Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

DREJTORIA E PLANIFIKIMIT, KONTROLLIT DHE ZHVILLIMIT TË TERITORIT

Drejtor: Benard PALAJ
Misioni:
Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit është përgjegjëse për
mirëadministrimin e çdo çështje që lidhet me shqyrtimin e vlerësimit të kërkesave për lejimin e
kryerjes së punimeve për zhvillimin e tokës ose të strukturës në të, deri në vendimmarrje, në
përputhje me përcaktimet e detyrueshme të politikave të hartuara, planeve e rregulloreve të
miratuara dhe legjislacionit në fuqi, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e
rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative.
Objektivat kryesore janë:
a) Drejtimi i zhvillimit të sistemeve të banimit e sistemeve të tjera të ndërtueshme;
b) Planifikimi i programeve dhe masave për të garantuar rigjenerimin urban, mbrojtjen e
mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të tokës së kultivueshme,
peizazheve dhe hapësirave të gjelbra;
c) Rregullimi i vendndodhjes dhe programeve për infrastrukturat publike e servitutet
publike, sipas ligjit;
d) Rregullimi i ruajtjes, përdorimit dhe, sipas rastit, mbarështimit të zonave të mbrojtura
natyrore dhe historike, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
e) Vëzhgimi i zhvillimeve në territor me qëllim studimin dhe vlerësimin e këtyre
zhvillimeve dhe parandalimin e zhvillimeve të dëmshme;
Detyrat dhe Përgjegjësite e Drejtorisë janë:
a) Krijimi i kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm në territor dhe sipas parimeve
ligjore;
b) Rregullimi i përdorimeve të tokës, intensitetit e shtrirjes së ndërtimit në sistemet
natyrore, bujqësore dhe urbane të territorit;
c) Informimi i publikut për të gjithë proçesin planifikues e zhvillues në territor dhe
siguron akses të plotë e të lehtë në të dhënat e lidhura me këtë proçes;
d) Ushtrimi i kompetencave kryesore në fushën e menaxhimit financiar dhe kontrollit,
në bazë e për zbatim të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar
dhe kontrollin”, (të ndryshuar).
e) Përgatit vendimmarrjen e Kryetarit të Bashkisë lidhur me aplikimet për leje
zhvillimi/leje ndërtimi/deklarim paraprak në territorin administrative të bashkisë;
f) Planifikon dhe menaxhon punën dhe burime të tjera të vëna në dispozicion për
realizimin në kohë dhe me efektivitet të proçesit të punës;
g) Siguron bashkëpunimin me sektorët e tjerët për shkëmbimin e të dhënave, si dhe
bashkëpunimin me institucionet e tjera të administratës publike;

h) Shqyrton e vlerëson kërkesat për lejimin e kryerjes së punimeve për zhvillimin e
tokës ose të strukturës në të, kryen kontrollin e gjithë dokumentacionit teknikoligjor
dhe projektit të zbatimit që përmban dosja, në përputhje me përcaktimet e
detyrueshme të politikave të hartuara, planeve e rregulloreve të miratuara dhe
legjislacionit në fuqi;
i) Është përgjegjës për përmirësimin e vazhdueshëm të proçedurave për të ofruar cilësi
të lartë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave për shërbime dhe informacione
Brenda ose jashtë Bashkisë;
j) Monitoron zbatimin e kushteve të lejes së ndërtimit dhe të punimeve të kryera dhe
bën verifikimin që ndërtimi është i përshtatshëm për përdorim, me qëllim që Kryetari
i Bashkisë të japë çertifikatën e përdorimit, sipas legjislacionit në fuqi, për lejet e
ndërtimit të miratuara prej tij;
k) Siguron ngritjen e proçedurave të duhura për kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme
në territor, mbi realizimin e punimeve që kryen në strukturat e pajisura me leje
punimesh, në të gjitha fazat e ndërtimit, deri në pajisjen me leje përdorimi.

SEKTORI I PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
a) Harton dokumentin e analizës dhe vlerësimit të gjendjes ekzistuese territoriale e
mjedisore në territorin e njësisë së qeverisjes vendore i cili shoqërohet me paraqitjen
grafike;
b) Harton planin e propozuar për përdorimin e tokës;
c) Harton planin e propozuar të shërbimeve dhe infrastrukturave publike;
d) Harton planin e propozuar të shërbimeve dhe infrastrukturave publike;
e) Harton projekt-vendimet për miratim në Këshill Bashkiak për fillimin e proçesit të
hartimit të Instrumentit Vendor të Planifikimit;
f) Harton projekt-vendimet për miratim në Këshill Bashkiak për pezullimin e proçesit të
hartimit të Instrumentit Vendor të Planifikimit;
g) Harton projekt-vendimet për miratim në Këshill Bashkiak për hartimin e Instrumentit
Vendor të Planifikimit së bashku me planin e veprimeve, i cili dërgohet AKPT-së brenda
15 ditëve nga miratimi;
h) Siguron dhe monitoron respektimin e afateve ligjore të përcaktuara në shqyrtimin e
aplikimeve për ushtrim aktiviteti dhe kthimin e përgjigjeve brenda afateve;
i) Kontrollon dhe përpunon dokumentacionin e ardhur nga subjektet fizikë apo juridikë që
kërkojnë të licensohen ose të rinovojnë çertifikatat ekzistuese apo autorizimet, për
ushtrimin e aktivitetit tregtar, të transportit, si dhe çdo lloj tjetër aplikimi për t’u pajisur
me leje apo autorizime, sipas legjislacionitnë fuqi;
j) Përgatit materialin me propozimet e aplikimeve që do të kalojnë për shqyrtim e
vendimarrje në komisionin e vlerësimit për dhënien e liçensave;
k) Zbaton rekomandimet e AKPT-së për përmisimin e planit të veprimeve;

l) Ndihmon në hartimin e projektit përfundimtar të Instrumentit Vendor të Planifikimit;
m) Zbaton Vendimin e Këshillit Bashkiak për miratimin e Instrumentit Vendor të
Planifikimit;
n) Zbaton vendimet për zbatimin e instrumentit të veçantë të kontrollit të zhvillimit;
o) Zbaton vendimet për miratimin e servitutit publik, rezervimit publik të tokës dhe të
drejtës së preferimit;
p) Përdor sistemin elektronik e-leje Albania në rolin Kontrollues dhe bënë miratimin ose jo
shqyrtimit tëdokumentacionit për kerkesat për lejen e zhvillimit, leje ndertimi, leje
infrastrukture, leje perdorimi,leje perdorimi infrastrukture, etj;
q) Siguron përgatitjen dhe grumbullimin e normave të projektimit;
r) Krijon nje sistem informacioni të nevojshëm për përshtatjen me normat europiane;
s) Harton metodologjinë e vlerësimit të projekteve;
t) Vlerëson opsionet nga pikëpamja e kostos, kohës së realizimit, cilësisë dhe ndikimit;
u) Siguron dhe harton dokumentat për lejet për veprat publike;
v) Llogarit volumet e punimeve sipas projekteve;
w) Aplikon çmimet sipas llojit të punimeve dhe analizon çmime të reja (kur mungojnë në
manual;
x) Kontrolli i përgjithshëm i preventivave që shoqërojnë projektet e hartuara nga studio
private.
y) Hartimi sipas standardeve i çmimeve;
z) Bashkëpunon me grupin e manualit pranë Ministrisë së linjës, për përfshirjen në botimet
e manualittë punimeve të veçanta, pjesë e projekteve të Bashkisë;
SEKTORI TEKNIK DHE GIS

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
a) Siguron cilësi në hartimin e planeve të detajuara vendore, nëpërmjet realizimit të një
diskutimi dhe bashkërendimi me çdo autoritet të planifikimit dhe pale të interesuara,
përpara fillimit dhe gjatë hartimit të Planit të Detajuar Vendor;
b) Kryen vëzhgime për zhvillimet në territor, me qëllim studimin dhe vlerësimin e këtyre
zhvillimeve, parashikimin e rreziqeve apo të tendencave, parandalimin e zhvillimeve të
dëmshme apo për ndërmarrjen e politikave, miratimin e dokumenteve apo të kryerjes së
veprimeve të përshtatshme për sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të territorit;
c) Siguron që cilësia e projektimeve që kryhen për rrugë, hapësira të gjelbërta, zona sportive
e objekte shoqërore, të jetë në përputhje me standardet evropiane;
d) Shqyrtimi e vlerësimi i kërkesave për lejimin e kryerjes së punimeve për zhvillimin e
tokës ose të strukturës në të, deri në vendimmarrje, në përputhje me përcaktimet e
detyrueshme të politikave të hartuara, planeve e rregulloreve të miratuara dhe
legjislacionit në fuqi.
e) Zhvillimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i procedurave për të ofruar cilësi të lartë dhe
përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave për shërbime dhe informacione brenda ose jashtë
Bashkisë;

f) Mundëson kushtet normale për funksionimin efektiv dhe eficent të Sektorit;
g) Realizon ndarjen e punës, jep instruksione dhe ndihmën e domosdoshme për vartësit në
përmbushjen e detyrave;
h) Siguron marrëdhënie të rregullta komunikimi me punonjësit e Sektorit duke garantuar
vazhdimësinë e operacioneve të punës nëpërmjet transparencës në transmetimin e
urdhrave;
i) Siguron zbatimin e programit të detyrave për Sektorin duke klasifikuar përparësitë;
SEKTORI JURIDIK DHE I MENAXHIMIT TË DOKUMENTACIONIT
Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
a) Mban arkivën e projekteve të realizuara, duke kompletuar dosjet periodikisht me
materialet përkatëse dhe arkivon dosjet e zbatimit të objekteve me investime publike të
përfunduara e të marra në dorëzim nga Bashkia;
b) Përpunon të dhëna statistikore nga kostot e veprave të realizuara, duke nxjerrë
konkluzione për çmimet mesatare në periudhat përkatëse;
c) Mban Regjistrin Kombëtar të Planifikimit të Territorit për Bashkinë, inventarit elektronik
dhe shkresor i cili ruhet, mirëmbahet, administrohet dhe përditësohet në mënyrë të
pavarur;
d) Udhëzon dhe sqaron të gjithë të interesuarit për përgatitjen e dokumentacionit të
nevojshëm për aplikim për leje zhvillimi, leje ndërtimi dhe leje perdorimi sipas ligjit nr
10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, (të ndryshuar), dhe rregulloreve te
miratuara per zbatimin e këtij ligji;
e) Kontrollon paraprakisht dokumentacionin e dorëzuar nga të interesuarit leje zhvillimi,
leje ndërtimi dhe leje perdorimi;
f) Mban arkivën e projekteve të realizuara, duke kompletuar dosjet periodikisht me
materialet përkatëse dhe arkivon dosjet e zbatimit të objekteve me investime publike të
përfunduara e të marra në dorëzim nga Bashkia;
g) Në bashkëpunim me drejtorin e drejtorisë shqyrton ankesat e qytetarëve për dëmtimin e
ambientit rrethues ose të objekteve kufitare me atë që ndërtohet;
h) Në bazë të kërkesave të subjekteve ndërtuese për pajisjen me leje shfrytëzimi, kryen
kontrollin përfundimtar të objektit, bazuar në legjislacionin në fuqi;
i) Kontrollon dokumentacionin e paraqitur nga kontrollet që kryejnë specialistët sipas
fazave të ndërtimit në objekt;
j) Kontrollon çdo përgjigje të ankesave të qytetarëve nga ana juridike;
k) Shqyrton ankesat për ndërtimet pa leje.