Njoftim
NJOFTIM
‘’Njoftim për aplikime për të përfituar nga programet sociale të strehimit që zbaton Bashkia Kurbin’’
Njoftim për aplikime për të përfituar nga programi social i strehimit ‘’Banesa me qira’’ si instrument
financiar ‘’Bonus Qiraje’’ që zbaton Bashkia Kurbin
Në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar; ligjit nr. 22/2018
“Për Strehimin Social”, i ndryshuar, VKM-së nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e
dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve
e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, ”VKM -së nr. 453, datë
3.7.2019 “Për masën e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij
për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, i
ndryshuar, “VKM-së nr. 362, datë 20.05.2019 “Për kriteret e dhënies së subvencionimit të
qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë,
nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e interesuar të Bashkisë Kurbin për t’u trajtuar me strehim,
fillojnë aplikimet për të përfituar nga programi me Banesat sociale si instrument financiar
“Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë’’.
Aplikimet do të kryhen online në portalin qeveritar E-Albania dhe do të jenë të hapura
deri në muajin nëntor.
Bashkia Kurbin zbaton programin social të strehimit ‘’Banesa sociale me qira’’ me
instrumentin financiare (subvencionimin e qirase), që kanë si qëllim krijimin e mundësive për
strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për familjet që kanë nevojë për strehim.
Aktualisht, po kerkojme te zbatojme programet sociale të strehimit:
Programi i Banesave Sociale me Qira
- “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”, si një instrument financiar në zbatim të programit
social të strehimit “Banesa sociale me qira”;
Programi i Banesave me Kosto të Ulët
-“Subvencionimi i interesave të kredisë, të lehtësuara nga shteti”, si një instrument financiar
në zbatim të programit social të strehimit “Banesa me kosto të ulët”;
Kushtet, procedurat dhe dokumentacioni për të përfituar nga programet sociale të
strehimit janë:
Në zbatim të VKM-së nr. 384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të
përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të
miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, ”VKM-së nr. 453, datë 3.7.2019 “Për masën
e subvencionit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që
përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuara nga shteti”, përcaktohen kriteret dhe
Adresa: Lagjia nr.3 Laç, Kurbin E-mail:bashkiakurbin@gmail.com
procedurat për të përfituar strehim sipas çdo program, ‘’VKM-së nr. 362, datë 20.05.2019
“Për kriteret e dhënies së subvencionimit të qirasë për kategoritë që gëzojnë përparësi në
subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e
llogaritjes së tij.
Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga instrumenti financiar “Subvencionimi i
qirasë në tregun e lirë” janë: (n.13 L.22/2018 i ndryshuar)
Të jetë banor i Bashkisë Kurbin;
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;
Të mos ketë/disponojë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e
strehimit, sipas përcaktimeve ligjoreose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në
ligj;
Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar qiranë në tregun e lirë për një strehim të
përshtatshëm dhe norma të strehimit të përcaktuar në ligj.
Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga instrumenti financiar “Subvencionimi i
interesave të kredisë, të lehtësuara nga shteti” janë:
Të jetë banor i Bashkisë Shkodër;
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;
Të mos ketë/disponojë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e
strehimit, sipas përcaktimeve ligjore ose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në
ligj;
Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar pagesat e kredisë që ofrohen nga
institucionet financiare.
Procedurat për të përfituar nga programet sociale të strehimit janë:Faza e parë:
Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program, sipas
ligjit nr. 22/2018 “Për Strehimin Social”, i ndryshuar. Përfshirja në programet sociale të
strehimit bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës on-line në portalin unik qeveritar
“e-Albania”.
Faza e dytë:
Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata individë/familje që plotësojnë kushtet për
t’u trajtuar me këtë program.
Dokumentacioni i nevojshëm është sipas VKM-së nr. 384 datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e
dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, dhe të afateve
e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”.
Struktura përgjegjëse për strehimin në bashki klasifikon kërkesat sipas sistemit të pikëzimit,
të miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak dhe realizon shqyrtimin e dokumentacionit të
paraqitur nga çdo aplikues, si dhe në vijim dërgon për vlerësim dhe shqyrtim të
mëtejshëm pranë Komisionit të Strehimit.
Pas vlerësimit dhe shqyrtimit lista e kerkuesve dhe dokumentacioni perkates vleresohen
nga Komisioni i Strehimit, struktura përgjegjëse për strehimin në bashki dërgon për miratim
Adresa: Lagjia nr.3 Laç, Kurbin E-mail:bashkiakurbin@gmail.com
në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, listën e kerkuesve. Pas marrjes se fondit takues
nga buxheti i shtetit, Këshilli i njesise se vetëqeverisjes vendore miraton listen perfundimtare
te përfituesve. (n.15 L.22/2018 i ndryshuar).
Çdo aplikues që nuk ka përmbushur kriteret për të qenë pjesë e listës përfituese, njoftohet nga
struktura përgjegjëse për strehimin në bashki dhe mund të paraqesë ankim pranë Kryetarit të
Bashkisë dhe Gjykatës kompetente.
Lista e dokumentacionit të nevojshem është:
(vkm 384 dt. 12.06.2019)
a) Për të dhënat personale:
1-Çertifikata e lindjes së aplikantit dhe certifikata familjare (gjenerohet elektronikisht në
platformen qeveritare e-Albania);
-Vertetim për vendbanimin në njësinë e vetqeverisjes vendore, ku kërkohet strehim social, për
familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
Për vërtetimin e kushteve të banimit:
- Vërtetim nga Agjencia Sheterore e Kadastres (ASHK) për pronat që disponohen ose jo në
emër të secilit anëtar të familjes (gjenerohet elektronikisht në platformen qeveritare e-
Albania);
-Vërtetim nga Agjencia Sheterore e Kadastres (ASHK) për sipërfaqen e pronës që zoteron
familja apo ndonje anetar i saj, kur banesa është me siperfaqe nën normat në fuqi të strehimit
(gjenerohet elektronikisht në platformen qeveritare e-Albania); - Vërtetim nga Agencia Shteterore e Kadastres (ASHK) të vendit të origjinës se nuk figuron e
regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret për strehim, për do anëtar të familjes, që kanë
ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
-Vërtetim nese ka ose jo banese ne proces legalizimi (e-albania)
Akt-verifikimi nga Bashkia për:
-Banesat në rrezik shembjeje;
-Rastet kur familja ka mbetur e pastrehe, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
-Banesat që prishen ose perjashtohen nga procesi i legalizimit; - Vëndim i gykates për familjet që humbasin banesen për shkak të zbatimit të vendimit të
gykates;
-Akt-verifikimi nga njesia vendore për familjet e minoritet kombetar Rom dhe Egiptian, që
banojnë në banesa individuale ose struktura, që nuk klasifikohen si banesë.
C) Per vërtetimin e kushteve familiare:
-Çertifikate familjare (gjenerohet elektronikisht në platformen qeveritare e-Albania);
-Vendim i gjykates, që i lë në ngarkim fëmijen ose femijët për çiftet e divorcuara,
Ç) Për vërtetimin e kushteve sociale:
-Vertetim i Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftesise së Kufizuar (KMCAP), për
individe me aftësi ndryshe,
-Vërtetim përkates nga institucioni ku ka qëne i strehuar dhe librezen e jetimit, dhene nga
institucioni
-Dokument që verteton që ka mbetur i pastrehe si rezultat i lirimit te banesave, ish-prone e
subjekteve të shpronësuara;
-Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kane statusin
Adresa: Lagjia nr.3 Laç, Kurbin E-mail:bashkiakurbin@gmail.com
“emigrant”, “punetor emigrant” dhe “azilkërkues”;
-Dokument i lëshuar nga institucionet perkatëse sheterore per familjet e punonjësve te rëne në
detyrë, që u përkasin Policise së Shtetit, Gardes se Republikes, Sherbimit për Çështjet e
brendshme dhe ankesat në Ministrine e Brendshme, Sherbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe
Shpëtimi, te Forcave te Armatosura, te Sherbimit Informativ Sheteror dhe të Policise së
burgjeve;
Vërtetim nga Policia e Shtetit;
Vërtetim nga Garda e Republikes;
Vërtetim nga Sherbimi i Kontrollit të Brendshem;
Vërtetim nga Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit;
Vërtetim nga Forcat e Armatosura;
-Urdhër mbrojtje apo urdher i menjëhershëm i mbrojtjes për viktimat e dhunes në familje,
lëshuar nga giykata;
- Vërtetim nga Qendra Kombetare e Sherbimit te Perkujdesit Shoqëror për viktimat e dhunes
në familje:
-Vertetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat
e dhunës pranë njësive te qeverisjes vendore.
-Vëtëdeklarim nëse individi/familja i përket minoritetit kombëtar Rom apo Egjiptian;
-Dokument i leshuar nga institucionet perkatese për familjet e minoritetit kombëtar Rom;
-Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin; - Vetëdeklarim se i perket grupimit LGBTI;
-Dokument zyrtar te celebrimit dhe certifikatat personale, per efekt te llogaritjes se moshes,
per çiftet e reja;
-Vërtetim me çertifikate familjare se individi i përket kategorisë vajzë- nënë
Për vërtetimin e kushteve ekonomike: - Vërtetim i të ardhurave neto te families ose nje deklarate me shkrim nga aplikuesi per te
ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilave, duhet t’i bashkëlidhen dokumente zyrtare qe
e vertetojne atë, përfshire vertetimin nga punedhenësi për pozicionin dhe pagen e aplikuesit e
të personave të tjerë madhore të familjes, që janë në marrëdhënie pune (gjenerohet
elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania); - Vërtetim nga Dreitoria Rajonale Tatimore dhe e Instituti i Sigurimeve Shoqërore për
derdhjen e kontributeve për të githë anëtarët e vetëpunësuar të familjes (gjenerohet
elektronikisht ne platformen qeveritare e-Albania); - Vërtetim nga Zyra e Ndihmes Ekonomike të bashkise për anëtarët e familjes, të përfshirë ne
programin e ndihmes ekonomike he te pageses per personat me aftesi te kufizuar (sigurohet
nga Bashkia, e-albania);
-Vërtetim për të ardhurat vjetore të bisnesit për personat e vetpunësuar
-Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Punësimit për personat e perfshire ne programin e pageses
se papunësise (gjenerohet elektronikisht në platformen qeveritare e-Albania);
-Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore për përsonat në pension (gjenerohet
elektronikisht në platformën qeveritare e-Albania).
Në rastin e aplikimit për instrumentin financiar të subvencionimit të qirasë, duhet të jetë
lidhur kontratë qiraje përpara noterit ndërmjet aplikuesit në cilësine e qiramarresit dhe
pronarit në cilësine e qiradhënësit ku të jetë përcaktuar : Afati i kontratës; Struktura e banesës
: Shuma e qirasë