Kryetari i Bashkise
Majlinda Cara – Kryetar, Bashkia Kurbin
Znj. Majlinda Cara, e datëlindjes 17 Janar 1983, është e martuar dhe ka dy vajza.
Znj. Cara ka përfunduar arsimin e lartë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti i Shkencave Shoqërore si dhe Master profesional në Manaxhim Arsimi. Gjithashtu ajo zotëron diplomë “Master i Shkencave në E Drejtë Penale” dhe ka kryer kualifikime të ndryshme në fushën e arsimit dhe të administrimit publik.
Eksperienca në punë fillon me mësimdhënien në shkollat e qytetit të Laçit, për të vazhduar më tej në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Kurbin. Gjatë periudhës 2014-2019, znj. Cara ka drejtuar Zyrën Arsimore Kurbin.
Znj. Cara ka qenë pjesë e organizimeve të ndryshme sociale me fokus kryesor gruan dhe fuqizimin e rolit të saj në vendimmarrje.