Këndi i BE-së është krijuar me mbështetjen e projektit “Bashkitë për në Evropë”, i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Qëllimi i Këndit të BE-së, si pjesë e Njësisë së Integrimit Evropian në bashki, është të sigurojë informacion në lidhje me BE, institucionet dhe politikat e saj, procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë në BE, si dhe fondet e programet e Bashkimit Evropian të vlefshme për bashkitë , institucionet vendore, grupet e shoqërisë civile dhe qytetarët.
Këndi i BE-së disponon një sërë materialesh informuese në lidhje me BE-në. Të gjitha materialet ofrohen falas. Botimet elektronike mund të merren përmes postës elektronike ose të shkarkohen nga faqja e internetit www.bpe.al .
Ju mund të drejtoni pyetjet tuaja duke ardhur personalisht, nëpërmjet postës elektronike apo letrave. Ne u përgjigjemi brenda 48 orëve gjatë ditëve të javës. Në ndonjë rast, mund t’ju drejtojmë pranë autoritetit përkatës në Shqipëri.
Si funksionon Bashkimi Evropian
buxheti me pjesëmarrje mund të sjellë përfitimet e mëposhtme për qytetarët
manual informues për rolin e qeverisjes lokale në proçesin e integrimit evropian të shqipërisë