Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

DREJTORIA E ARSIMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE

Drejtor: Fatbardha POJANI

 

Misioni i Drejtorisë:

Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit udhëheq dhe merr pjesë në procesin e planifikimit të zhvillimit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në territorin e Bashkisë Kurbin.

Ajo koordinon bashkëpunimin në mes administratës së Bashkisë dhe të gjithë institucioneve, organizatave dhe individëve të interesuar ne fushën e zhvillimit te artit kulturës dhe sportit.

 

Objektivat e Drejtorisë janë:

  1. Hartimin e programeve për zhvillim, mbrojtje dhe promovim te vlerave të trashëgimisë kulturore, valorizimin dhe rrjetëzimin e tyre për t`i bere pjese te jetës qytetare dhe turizmit historik e kulturor, si dhe te ktheje ngjarjet e traditës ne një destinacion kombëtar dhe rajonal.
  2. Organizimin e festave dhe konkurseve për artin dhe kulturën, duke krijuar hapësira te reja ne rritjen e komunikimeve dhe shkëmbimeve te vlerave artistike, kulturore dhe historike.
  3. Mire përdorimin e fondeve për te garantuar shërbime dhe infrastrukture ne standartet e kërkuara ne arsimin parauniversitar, kopshtet dhe çerdhet.
  4. Promovimin, vitalizmin, llojshmërinë dhe zhvillimin e sportit duke përkrahur dhe çdo iniciative private, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetareve.
  5. Organizimin e aktiviteteve artistike, kulturore, rinore dhe sportive me qellim çlodhjen dhe argëtimin për qytetaret.
  6. Koordinimin e bashkëpunimin mes administratës së Bashkisë dhe të gjitha institucioneve, organizatave dhe individëve të interesuar në fushën e kulturës arsimit rinise dhe sportit ne Bashkinë e Kurbin.

 

Detyrat e Drejtorisë janë:

  1. Promovimin dhe zhvillimin e aktiviteteve te trashëgimisë kulturore.
  2. Mirëmbajtje dhe investime për trashëgiminë kulturore.
  3. Përmirësim të menaxhimit dhe të administrimit të institucioneve të trashëgimisë kulturore.
  4. Fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve te institucioneve kulturore dhe artistike te bashkisë Kurbin.
  5. Pasurimin dhe gjallërimin e jetës kulturore nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve artistike dhe sportive për gjatë gjithë vitit.
  6. Promovimin dhe nxitjen e leximit si instrument edukimi, duke rritur eksesin dhe cilësinë e shërbimit pranë bibliotekës së qytetit.
  7. Te promovojmë dhe te nxisim pjesëmarrjen aktive te te rinjve ne aktivitete sportive si aktore kryesore ne zhvillimin e territorit.
  8. Menaxhimi dhe miradministrimi i strukturave sportive dhe krijimi i infrastrukturës se përshtatshme dhe cilësore për te gjithë sportet.

SEKTORI PËR ARSIMIN, KULTURËN DHE RININË

 

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

  1. Bashkëpunon me drejtoritë e shkollave dhe komunitetin nëpër lagje të qytetit dhe vijon punën për frekuentimin e nxënësve në mësime, për zbatimin e detyrimit shkollor;
  2. Në bashkërendim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit merr masa për të siguruar rendin e qetësinë në ambientet shkollore, si dhe në rastet e grumbullimeve e veprimtarive të ndryshme.
  3. Punon për administrimin dhe gjallërimin e jetës kulturore dhe artistike të qytetit Kurbin nëpërputhje me politikat e bashkisë, me fokus të veçantë zhvillimin e aktiviteteve rinore;
  4. Koordinon punën midis institucioneve vartëse (Pallatin e Kulturës, bibliotekën, dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve etj);
  5. Përgatit materialin e duhur për një projekt kulturor (shkresa përcjellëse, kontrata, çelje fondi) dhe e ndjek atë deri në financimin e projektit;
  6. Me urdhër të drejtorit mbikqyr organizimin dhe realizimin kulturor të gjithë ceremonialeve zyrtare;
  7. Koordinon punën me sektorë të tjerë, për realizimin e projekteve të përbashkëta të fushës kulturore dhe artistike;
  8. Mban lidhje me organizatat rinore (parlamentin rinor dhe qeveritë e shkollave) lokale dhe kombëtare, të cilat trajtojnë problemet e të rinjve për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, kulturore dhe artistike;
  9. Ndjek organizimin e veprimtarive kulturore sipas kalendarit të programuar për vitin, sidomos në rastet e festave lokale dhe kombëtare;
  10. Evidenton pasuritë kulturore të qytetit, si ato arkeologjike, etnografike, figurat historike të qytetit etj., dhe organizon veprimtari për promovim vlerash;
  11. Mban lidhje me krijues të fushave të ndryshme, si të arteve figurative, krijimtarisë poetike , të trashëgimisë kulturore të qytetit, të instrumentistëve etj., dhe organizon hërë pas hërë takimepromovuese me ta;
  12. Nxit dhe mban me ngarkesë pune gjithëvjetore institucionet e kulturës në qytetin Laç si: Pallatin e Kulturës, bibliotekën, QKF etj., si dhe ndihmon në hartimin e rregulloreve të brëndshme për këto institucione;

 

SEKTORI I SPORTEVE DHE AKTIVITETEVE SPORTIVE

 

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

  1. Përgjigjet për administrimin e burimeve material, strukturave sportive në pronësi të bashkisë përjashtuar ato që janë të organizuara në forma organizmi autonome.
  2. Përgjigjet për administrimin e burimeve njerëzore të strukturave që promovojnë sportet në territorin e bashkisë , inspektorëve ,magazinierët dhe punëtorët e mirëmbajtjes së impianteve sportive.
  3. Të hartojë programin e aktiviteteve sportive për vitin në vijim;
  4. Ndjek kalendarin e aktiviteteve për futbollin dhe atë shumësportësh etj;
  5. Kërkon nga drejtuesit mirëmbajtjen e vazhdueshme të ambienteve sportive;

 

 

SEKTORI I PUNËTORËVE TË TERRENEVE SPORTIVE

 

Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

  1. Organizon, koordinon dhe drejton punën brenda Sektorit duke bërë ndarjen e detyrave për punonjësit e Sektorit si dhe duke mbikëqyrur dhe duke siguruar kryerjen në kohë dhe me cilësi të detyrave nga ana e këtyre punonjësve;
  2. Mundëson kushtet normale për funksionimin efektiv të Sektorit;
  3. Realizon ndarjen e punës, jep instruksione dhe ndihmën e domosdoshme për vartësit në përmbushjen e detyrave;
  4. Siguron marrëdhënie të rregullta komunikimi me punonjësit e Sektorit duke garantuar vazhdimësinë e operacioneve të punës nëpërmjet transparencës në transmetimin e urdhrave;
  5. Siguron zbatimin e programit të detyrave për Sektorin duke klasifikuar përparësitë;
  6. Kontrollon, rishikon dhe nënshkruan të gjitha materialet dhe korrespondencat e hartuara nga punonjësit e Sektorit, para paraqitjes për miratim dhe nënshkrim tek Drejtori i Drejtorisë;
  7. Analizon mbarëvajtjen e përmbushjes së detyrave nga ana e Sektorit, informon drejtpërdrejt Drejtorin mbi punën kryer si dhe paraqet opinione në lidhje me këtë çështje;
  8. Kontrollon, analizon, vlerëson dhe informon drejtpërdrejt Drejtorin mbi rezultatet e punës të punonjësve të Sektorit dhe propozon për shpërblimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të tyre;
  9. Përcakton procedurat dhe mënyrat e punës si dhe jep instruksionet dhe ndihmën e domosdoshme për punonjësit e Sektorit me qëllim përmbushjen e detyrave nga ana e tyre;
  10. Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi si dhe planeve të punës të miratuara nga Kryetari i Bashkisë;
  11. Është përgjegjës për drejtimin dhe kontrollin e realizimit të detyrave nga specialistët e Sektorit që drejton;
  12. Është përgjegjës për a dministrimin e aseteve të sportit apo strukturave të tjera që i shërbejnë zhvillimit dhe stadiumeve, fushave të sportit, promovimit të sportit në territorin e bashkisë.