Drejtor: Rudolf TOMA
Misioni i Drejtorisë:
Drejtoria e Shërbimeve Publike siguron realizimin e punëve publike për komunitetin në funksion të zhvillimit të integruar të ekonomik, përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe mbrojtjes së ambientit. Drejtoria e Shërbimeve Publike merret me planifikimin e shërbimeve të infrastrukturës, menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve, transportit dhe shërbimeve të ofruara nga ndërmarrjet e qendrat sociale/kulturore në varësi të Bashkisë, me qëllim ofrimin e tyre me kosto sa më efektive në kohë dhe sipas standardeve të kërkuara. Për më tepër, kjo drejtori merret me zhvillimin e një rrjeti rrugor dhe një transporti publik të shpeshtë, të shpejtë, të besueshëm dhe komfort, zbatimin e politikave dhe strategjive që lidhen me rrjetet inxhinierike dhe konkretisht të ujësjellës-kanalizime, telefonik dhe elektrik si dhe administrimin sa më optimal të dokumentacionit teknik për rrjetet e mësipërme, në bashkëpunim me ndërmarrjet/shoqëritë që administrojnë rrjetet inxhinierike.
Gjithashtu, Drejtoria e Shërbimeve Publike monitoron dhe mbikqyr veprimtarinë e agjencive, ndërmarrjeve, qendrave ekonomike, sociale dhe kulturore në varësi të bashkisë.
Objektivat kryesore të Drejtorisë së Shërbimeve Publike janë:
- Propozon miratimin e projekteve të shërbimeve publike, infrastrukturës rrugore, arsimit, strehimit dhe shërbimit social me cilësi dhe në përputhje me praktikat më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Kujdeset që projektet dhe investimet të kryhen me cilësi, sipas standardeve të kërkuara dhe në afatet e përcaktuara duke siguruar përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve nëpërmjet zbatimit dhe realizimit të tyre;
- Siguron zhvillimin dhe përmirësimin e rrjetit rrugor duke zbatuar planet e miratuara në lidhje me transportin dhe garanton shpërndarjen e rrjetit rrugor për çdo përdorues;
- Zbaton master planin e transportit gjatë projektimit të rrjetit rrugor, ku në kuadrin e zhvillimit urban të qytetit, bën klasifikimin e rrjetit rrugor, shpërndarjen e tij për çdo përdorues, duke projektuar rrjetin rrugor, të gjitha shenjat e trafikut si dhe teknologjitë e destinuara për rregullimin e trafikut, në përputhje me plotësimin e nevojave për lëvizshmëri;
Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë janë:
- Monitoron dhe vlerëson shërbimet e ofruara nga agjencitë/ndërmarrjet në varësi të Bashkisë, për ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve si dhe përdorimin në mënyrë eficente, efektive dhe ekonomike të burimeve financiare që ato disponojnë
- Menaxhon planin rregullues të trafikut, vendkalimet dhe parkimet, me anë të aktiviteteve të monitorimit dhe vrojtimit të analizave të studimit;
- Të drejtojë organizimin dhe bashkërendimin e punëve për hartimin e planeve të përgatitjes për emergjencë civile në bashkinë për zbatimin e masave të mbrojtjes;
- Të grumbullojë dhe të përpunojë të dhënat e nevojshme nga njësitë administrative të Bashkisë
Kurbin për zbatimin e detyrave të planizimit dhe përballimit të emergjencave civile;
- Të organizojë sistemin e lajmërimit të popullatës për rrezikun dhe të kujdeset për funksionimin e mjeteve të lajmërimit;
- Të parashikojë burimet dhe rezervat e nevojshme për sistemimin e popullatës në raste të emergjencës nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera;
- Të ndjekë riaftësimin nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera;
- Të paraqesë kërkesë për ndihmë në bashkitë fqinje e në qark, nëse është e nevojshme ;
- Të analizojë gjendjen e planizimit dhe të përballimit të emergjencës civile në bashki dhe të n njoftojë në qark.
- Të zbatojë detyrat e caktuara nga strukturat e planizimit dhe të përballimit të emergjencave civile në nivel qendror;
- Të caktojë drejtuesin e operacionit për përballimin e emergjencës civile në territorin e Bashkisë.
SEKTORI I MONITORIMIT TË INVESTIMEVE DHE TRANSPORTIT
Detyratdhe përgjegjësitë e Sektorit janë:
- Kontrollon zbatimin pikë per pikë të kontratës së lidhur midis Bashkisë dhe sipermarrjeve private, duke vlerësuar llojin e shërbimit dhe cilësinë e tij në varësi të kohës, parashikuar në kontratë;
- Kontrollon ecurinë e punimeve me sipërmarrjet sipas grafikëve të miratuar nga Bashkia dhe bën shënimet në ditarin e detyrave qe ka kjo kompani. Problemet që evidentohen i bën prezent tek personi i kontaktit të kompanisë;
- Lajmëron me shkrim në mënyrë periodike sipërmarrësin dhe eprorin direkt për problemet që dalin gjatë kontrollit;
- Cakton pikat e vendosjes së kontenierëve të mbetjeve dhe bën azhornimin e tyre në hartë;
- Bën kontroll të përditshëm sipas grafikëve të miratuar, per pastrimin e kontenjereve, per pastrimin, dezinfektimin e tyre dhe vendit ku janë vendosur sipas kerkesave te kontraktuara.
- I paraqet eprorit direkt grafikun javor e mujor të largimit të mbeturinave sipas detyrave e objektivave te miratuara.
- Shqyrton ankesat e banorëve dhe bën vlerësimin e tyre në bashkëpunim me firmen e pastrimit.
- Duke u mbështetur ne nevojat e popullsisë për transportin qytetës, asiston këshillin bashkiak për të përcaktuar linjat, si dhe për të organizuar, financuar dhe vendosur për këtë lloj transporti brenda juridiksionit të vet;
- Jep liçencat për transportin qytetës në përputhje me legjislacionin në fuqi; për këtë qëllim, kontrollon që transporti qytetës të kryhet me autobus vetëm nga shoqëritë, të cilat kane të shprehur në aktet e themelimit, si objekt te veprimtarisë, veprimtarinë e transportit të udhëtarëve;
- Përgatit dokumentet e nevojshme me qëllim që Këshilli i Bashkisë të përcaktojë vendet e nisjes e të mbërritjes së autobusëve dhe të agjencive të transportit të udhëtarëve;
- Jep licencat për shërbimin taksi në përputhje me numrin maksimal të taksive, të caktuara me udhëzim të Ministrit;
- Siguron çdo informacion dhe kryen studime dhe analiza me qëllim që Këshilli Bashkiak të miratojë tarifat e biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus;
- Kontrollon që shoqëritë e transportit pajisin me bileta tatimore të udhëtarëve për të gjitha llojet e shërbimit të transportit të udhëtarëve, duke përjashtuar rastet kur mjetet e tipit 4+1 janë pajisur me taksimetër, me tregues fiskal.
SEKTORI I EMERGJENCAVE CIVILE
Detyratdhe përgjegjësitë e Sektorit janë:
- Ndjek zbatimin e planeve të përballimit të emergjencave të hartuara dhe të miratuara në KëshillinBashkiak.
- Për lehtësimin e efekteve negative të krijuara nga situatat e emergjencës civile përgatit dheadministron dokumentacionin përkatës për projektvendimet e Këshillit të Bashkisë si dhe ndjekkorrespondencën me institucionet e tjera qëndrore dhe lokale.
- Koordinon punën me Ndërrmarjen e Shërbimeve Publike, Njësinë Administrative Fratar për kontrolline vazhdueshëm të gjendjes fizike, e punës për mirëmbajtjen e strehimeve të mbrojtjes së popullatës.
- Marrja e masave për përmirësimin e gjendjes së tyre.
- Kryen kontroll të vazhdueshëm për zbatimin e masave të mbrojtjes nga zjarri në vetë godinën eBashkisë, Njësnë Administrative Fratar, Ndërmarrjet e varësisë.
- Evidenton rastet e dëmeve nga zjarri, rrëshqitje toke, përmbytje, dëmtime në eksploziv etj. Dhënia endihmës financiare të dëmtuarve në bazë të legjislacionit në fuqi.
- Evidenton forcat operacionale, O.J.F-ve vendase e të huaja që veprojnë në territorin e Bashkisë, meqëllim angazhimin e përfshirjen e tyre në raste emergjence.
SEKTORI I STREHIMIT
Detyrat dhe përgjegjësitë e sektorit janë:
- Identifikon nevojat për strehim, sipas programeve te hartuara në bazë të ligjit në fuqi për popullsinë nen juridiksionin territorial te tyre;
- Harton programe afatshkurtëra dhe afatgjata për strehimin dhe projekte bazuar ne burimet financiare;
- Paraqet kërkesat pranë ministrit qe mbulon fushën e strehimit, për financime, investime dhe subvencione;
- Krijon dhe administron, në nivel vendor, bazën e te dhënave për familjet që përfitojnë strehim;
- Përcakton kostot maksimale te lejueshme, brenda kufijve te përcaktuar nga ministri që mbulon fushën e strehimit, për ndërtimin e banesave, sipas këtij ligji;
- Siguron ndërtimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave sociale me qira;
- Njofton çdo vit ministrin qe mbulon fushën e strehimit, për ecurinë e programeve te strehimit, sipas këtij ligji;
- Administron kërkesat për përfitimin nga programet sociale të strehimit dhe cakton përparësitë; përgatit dokumentacionin e nevojshëm për miratimin e tyre me vendim të këshillit të Bashkisë, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe;
- Asiston këshillin në miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e familjeve përfituese;
- Siguron informacion të plotë, të lehtë për t’u gjetur, të kuptueshëm dhe të lexueshëm, edhe nga persona me mungesë shikimi për llojin e programit social të strehimit që zbatohet në Bashkinë Kurbin, kushtet që duhet të plotësojnë subjektet e interesuara për t’u përfshirë në programin specifik të strehimit; dokumentacionin që kërkohet për verifikimin e të dhënave që deklaron subjekti i interesuar; dhe procedurën që do të ndiqet nga Bashkia për miratimin e përfituesve;
- Garanton transparencë në procesin e përzgjedhjes së përfituesve, nëpërmjet publikimit të sistemit të pikëzimit dhe vënies në dispozicion, për të interesuarit që nuk janë përzgjedhur, të tabelës përmbledhëse të pikëzimit të të gjithë aplikantëve;
- Ndihmon për plotësimin e formularëve të aplikimit për strehim për personat me mungesë shikimi, për ata që nuk kuptojnë gjuhën shqipe apo ata që nuk dinë shkrim e këndim, si dhe siguron që edhe grupe a individë, që kanë vështirësi komunikimi, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore apo sociale, të marrin informacionin e nevojshëm për këtë qëllim;
- Administron dhe mirëmban banesat sociale me qira duke zbatuar standardet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.