Drejtor: Llesh NDOCI
Misioni i Drejtorisë:
Identifikimi i individëve dhe grupeve në nevojë të cilët nuk mund të plotësojnë nevojat bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe të mundësive personale dhe ruajtjen e integritetit e përfshirjen shoqërore për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore.
Mbështetja me ndihmë e këtyre familjeve duke respektuar parimet bazë mbi të cilat funksionon skema e ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore. (fondi sigurohet nga shteti).
Objektivat e Drejtorisë:
- Identifikimi i individëve dhe grupeve në nevojë të cilët nuk mund të plotësojnë nevojat bazë jetike, mbështetja me ndihmë e këtyre familjeve duke respektuar parimet bazë mbi të cilat funksionon skema e ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore.
- Programimi dhe kontrolli i përdorimit të fondeve të Buxhetit të Shtetit për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe shërbimet e përkujdesit shoqëror.
- Zbatimi i rregullave të menaxhimit financiar, mbajtja e kontabilitetit dhe përgatitja e pasqyrave financiare.
- Garantimi i përdorimit të fondeve publike, nëpërmjet kryerjes së kontrollit paraprak të përputhshmërisë së operacioneve ekonomike me buxhetin dhe legjislacionin në fuqi.
- Realizimi në një kohe sa më të shkurtër i likuidimeve të detyrimeve ndaj të tretëve në përputhje me legjislacionin në fuqi
- Administrimi i mbledhjes të të ardhurave duke synuar politika dhe strategji sensibilizuese e mbështetëse të biznesit, të uljes së informalitetit, të rritjes së konkurrencës së ndershme dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me taksapaguesit.
- Zbatimi i rregullave dhe menaxhimi i fondeve për trajtimin e kategorive në nevojë.
- Evidentimi dhe trajtimi i familjeve në nevojë, evidentimi dhe trajtimi i personave me aftësi të kufizuar
Detyrat dhe përgjegjësitëe Drejtorisë janë:
- Programimi dhe kontrolli i përdorimit të fondeve të Buxhetit të Shtetit për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe shërbimet e përkujdesit shoqëror.
- Zbutja e varfërisë nëpërmjet dhënies së ndihmës ekonomike dhe shërbimeve sociale
- Administron shërbime shoqërore për individët dhe grupet në nevoje të cilët nuk mund të plotësojnë nevojat bazë jetike.
- Organizon, drejton, koordinon dhe kontrollon punën e zyrës së specialistëve dhe punonjësve qe janë nën autoritetin e sektorit të tij
- Përpilon kërkesën për fondin e Bllok-Skemës së Ndihmës Ekonomike, PAK dhe Inv. Punës
SEKTORI I NDIHMËS EKONOMIKE
Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
- Vlerëson, aftësitë dhe performancën e përgjithshme e nëpunësve të njësisë organizative, duke përgatitur vlerësimet me shkrim të rezultateve në punë;
- Udhëzon stafin në përmbushjen e aktivitetit të përditshëm dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin, politikat institucionale dhe standardet përkatëse.
- Përgatit në kohë dhe me cilësi materiale informuese për eprorët, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e detyrave të njësisë organizative;
- Identifikon nevojat për përmirësim dhe bën rekomandime brenda funksioneve dhe kompetencave të Drejtorisë;
- Përgatit raporte periodike dhe informon eprorët për ecurinë e punës në njësinë organizative.
- Zbaton rekomandimet apo sugjerimet e eprorëve me qëllim përmirësimin e praktikave apo procedurave të zbatuara
- Mban marrëdhënie me tretët sipas kërkesave të eprorëve;
- Mban lidhje me homologët apo zyrtarë të tjerë të qeverisjes qendrore apo asaj vendore sipas kërkesave të eprorëve;
- Harton programe afatshkurtra dhe afatmesme, në zbatim të strategjive kombëtare për integrimin e pakicave, barazinë gjinore, rehabilitimin e personave të dhunuar etj;
- Në bashkëpunim me specialistët e drejtorisë harton planin e punës për muajin pasardhës dhe e konsulton me drejtorin, në afatet e kërkuara për miratim tek Kryetari i Bashkisë;
- Kryen edhe detyra të tjera që i ngarkohen nga drejtori i drejtorisë.
- Të identifikojë individët që duhen trajtuar me pagesë paaftësie dhe përkujdesje shoqërore; të verifikojë gjendjen ekonomike dhe sociale, si dhe t’i propozojë stafit të drejtorisë individët që plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar shërbimin social;
- Vlerëson nevojat e individëve që kërkojnë të marrin shërbime shoqërore në përputhje me prioritetet e bashkisë dhe ndihmon aplikantët në përgatitjen e dokumentacionit për personat që aplikojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Iu ofron qytetarëve konsulencë për legjislacionin dhe procedurat që duhet të ndjekin në zgjidhjen e problemeve të tyre. Gjithashtu sqaron pretenduesit për ligjin, të drejtat dhe detyrimet që duhet të plotësojnë për t’u përfshirë në skemën e përkrahjes sociale;
- Mirëpret kërkesat e qytetarëve, të cilët pretendojnë të përfshihen në skemën e përkrahjes sociale;
- Grumbullon informacione dhe harton statistika mbi nevoja që ka drejtoria për shtimin e financimit, në varësi të kërkesave ligjore që paraqiten nga aplikantët në skemën e përkrahjes socialebrenda territorit të bashkisë;
- Përgatit dhe pasuron herë pas here me dokumentacionin ligjor dosjet e personave që trajtohen në skemën e përkrahjes sociale;
- Përgatit shkresat dhe kërkon informacione të nevojshme nga institucionet përkatëse ligjore përgjendjen shëndetësore të kontigjentëve që trajtohen me përkrahje sociale;
- Përgatit materialin me shkrim për individë që do të përfshihen në skemën e përkujdesjes shoqërore për muajin pasardhës dhe i trajton me stafin e drejtorisë para dërgimit të tij për miratim në Këshillin Bashkiak;
- Bën ndryshimet përkatëse sipas vendimit të stafit të drejtorisë dhe përgatit relacionin e projektvendimin për miratimin e tij në mbledhjen e radhes në Këshillin e Bashkisë;
- Pas miratimit në Këshillin Bashkiak dhe konfirmimit nga Prefekti të masës së përkrahjes dhe listave me personat që do trajtohen në skemën e paaftësisë bën afishimin e tyre në vendin e përcaktuar nga bashkia për të gjithë individet me paaftësi shëndetësore.
SEKTORI I MBROJTJES SË FËMIJËVE, BARAZIZË GJINORE DHE SHËNDETËSISË
Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
- Të garantojë që personat me aftësi të kufizuara të mos trajtohen në mënyrë të diferencuar, nisur nga dëmtimi që kanë.
- Të sigurojë që personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësi të barabarta;
- Të përcaktojë nismën dhe mbledhje e dokumentacionit (në bazë të verifikimeve reale), për pranimin e fëmijëve në institucionet rezidenciale, publike dhe private, të përkujdesit shoqëror.
- Të përcaktojë kriteret për vendosjen e fëmijëve në institucionet e përkujdesit shoqëror.
- Të bëjë menaxhimin e rasteve , nga NJMF për fëmijët në rrezik.
- Të përcaktojë nismën për pranimin e personave me aftësi të kufizuar në institucionet rezidenciale, publike dhe private, të përkujdesit shoqëror .
- Të përcaktojë procedurat për sistemimin e personave në institucionet e përkujdesit shoqëror, publike dhe private.
- Të përcaktojë procedurat e kontrollit të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore .
- Të hartojë politika për të nxitur rritjen e kapaciteteve të brezit të ri
- Të përgatisë dokumentacionin(në bazë të verifikimeve reale), për të moshuarit në qendra rezidenciale.
- Të identifikojë dhe aplikojë programe mbështetëse edukative për fëmijët me probleme sociale;
- Të bashkëpunojë në rrugë institucionale me pushtetin qendror, si dhe me organizatat e ndryshme shqiptare ose të huaja që operojnë në fushën e kujdesit social.
- Të evidentojë dhe të menaxhojë rastet e dhunës në familje dhe të zhvillojë konsulta me personat të cilët dhunohen nga bashkëshortët/ bashkëshortet.
- Organizon, koordinon dhe drejton punën brenda Sektorit duke bërë ndarjen e detyrave për punonjësit e Sektorit si dhe duke mbikëqyrur dhe duke siguruar kryerjen në kohë dhe me cilësi të detyrave nga ana e këtyre punonjësve;
- Kujdeset që specialistët përgjegjës të mbledhin informacionin mbi situatën sociale të shtresave në nevojë dhe kategorive në rrezik, analizon dhe evidenton nevojën për ndërhyrje.
- Të dërgojë statistika , raportim 3- mujor dhe 1- vjeçar pranë ASHMDF, si dhe hedhjen në sistem online të rasteve të dhunës.
.