Misioni i Drejtorisë:
Drejtoria për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, ka mision administrimin e çështjeve që lidhen me promovimin e vlerave të territorit me qëllim nxitjen e donatoreve, vendas apo të huaj, forcimin e bashkëpunimit me partner të huaj dhe vendas me qëllim zbatimin, menaxhimin, mbikëqyrjen dhe koordinimin e projekteve të ndërrmarra me qëllim përmbushjen e interesave ekonomikë, social, kulurorë apo sportivë të njësisë së qeverisjes vendore si dhe ofrimin e shërbimeve dhe lehtësimin e proçedurave për të gjithë donatorët apo investitorët të huaj apo vendas, që ndërrmarrin nisma në territorin e Bashkisë Kurbin.
Rritjen e përgjegjësisë për monitorimin e zbatimit të strategjive, politikave dhe planeve të fushës përkatëse në të gjithë territorin e Bashkisë, si dhe për strukturat në varësi, programet, veprimtaritë
dhe proçeset që menaxhohen prej saj, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe të transparences.
Objektivat e Drejtorisë janë:
- Menaxhon organizimin dhe realizimin e të gjithë veprimtarisë kryesore qe lidhet me koordinimin dhe monitorimin e proçesit të Integrimit Europian;
- Zhvillon një sistem të konsoliduar dhe profesional për komunikimin ndër-institucional midis Bashkisë Kurbin dhe institucioneve vendase dhe të huaja për realizimin e të gjithë eventeve të Kryetarit të Bashkisë dhe per zbatimin e marrëveshjeve për Stabilizim – Asociimin të vendit;
- Siguron ndjekjen e vazhdueshme të të gjitha projekteve që krijohen të takimeve te Kryetarit të Bashkisë dhe koordinon punën me Drejtoritë përkatëse brenda Institucionit të Bashkisë;
- Siguron drejtimin strategjik në komunikimin efektiv dhe bashkëpunimin e ngushtë me strukturat e tjera përkatëse të Bashkisë, institucioneve vendase dhe të huaja në zbatimin të programeve të vizitave të delegacioneve duke realizuar të gjithë veprimtarisë proçesit të Integrimit Europian të Kryetarit të Bashkisë dhe të Institucionit;
- Ndjek përgatitjen në kohë të praktikave lidhur me çështjet e Integrimit Europian dhe negocimi i marrëveshjeve, protokolleve të bashkëpunimit bilateral dhe me institucionet financiare ndërkombëtare;
Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë:
- Koordinimi dhe bashkërendimi i procesit të Integrimit Evropian, si dhe asistencës së Bashkimit Evropian në nivel vendor
- Mbështetja e strukturave administrative të bashkisë për zbatimin e politikave, të legjislacionit, të investimeve dhe të shërbimeve të lidhura apo që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, në nivel vendor;
- Bashkërendimi i strukturave administrative dhe përfaqësimi i bashkisë në marrëdhënien me strukturat e qeverisjes qendrore, përgjegjëse për integrimin evropian dhe proceset përbërëse të tij;
- Bashkërendimi, organizimi dhe drejtimi i aktivitetit publik të bashkisë, me qëllim realizimin e funksioneve të veta, apo të deleguara në kuadër të procesit të integrimit evropian;
- Pjesëmarrja dhe përfaqësimi i bashkisë, kur kërkohet dhe sipas nivelit të përcaktuar, në forumet, strukturat konsultuese apo aktivitete të tjera të organizuara nga institucionet qendrore në kuadër të procesit tëintegrimit evropian;
- Bashkërendimi i strukturave administrative të bashkisë për rritjen e kapacitetit përthithës të përdorimit të asistencës së Bashkimit Evropian për proçesin e integrimit evropian në nivel vendor;
- Bashkërendimi, organizimi dhe drejtimi i aktivitetit të bashkisë, me qëllim programimin dhe zbatimin me efiçencë të asistencës të Bashkimit Evropian në nivel vendor;
- Mbështetja dhe drejtimi i strukturave administrative të bashkisë për përgatitjen e projekteve në kuadër tëprogrameve të asistencës së Bashkimit Evropian si dhe informimi i qartë dhe në kohë për Thirrjet për Aplikime të shpallura në kuadër të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar dhe Territorial të BE-së;
- Organizimi i aktiviteteve informuese dhe promovuese mbi programet dhe projektet e Bashkimit Evropian, me mbikëqyrjen dhe mbështetjen e strukturave të Koordinatorit Kombëtar të Instrumentit të Parazgjerimit (NIPAC);
- Mbikqyrja dhe realizimi i të gjithë hapave për zbatimin me korrektësi të projekteve të financuara nga Programet e BE-së duke siguruar në të njëjtën kohë koordinimin efektiv të strukturave përgjegjëse brenda bashkisë;
- djeka e komunikimit zyrtar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisëdhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për çështjet që lidhen me zbatimin e projektit duke garantuar hapjen në kohë dhe pa vonesa edhe të llogarive financiare
- Sigurimi që i gjithë informacioni lidhur me përdormin e sisteme të rregjistrimit në platformat elektronike të programeve të ndryshme të Bashkimit Evropian ( PIC Number në EU Loging, PADOR etj) është depozituar pranë zyrës së arshivës së Bashkisë dhe vendoset në dispozicion të strukturave të ndryshme në rastet e aplikimeve për fonde.
- Monitorimi i zbatimit të projekteve të financuara nga BE dhe donatorët e tjerë
SEKTORI PËR KOORDINIMIN E INTEGRIMIT EVROPIAN DHE NDIHMËS SË HUAJ, MIGRACIONIT DHE DIASPORËS
Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
- Identifikimi i prioriteteve sektoriale për investime dhe formave të tjera tëasistencës teknike,bazuar në Planet Strategjike tëZhvillimit, apo Programeve për Zhvillimin Ekonomik Vendor të Bashkisë;
- Sigurimi i njëprocesi konsultimi intensiv me të gjitha strukturat e brendshmetë Bashkisë dhe ato vendim-marrëse, për përcaktimin e listës së projekteve prioritare për financim nga donatorët (Aneks 1: Format i prezantimit të projekt-idesë);
- Koordinimii procesit tëpërgatitjes dhemiratimit të programeve/projekteve për financim dhe ofrimin e këshillave për vendim-marrësit, mbi përmirësimin e cilësisë së tyre dhe rritjen e aftësisë përthithëse të fondeve;
- Organizimi i takimeve periodike me bashkitë e tjera në nivel qarku apo më gjerë, si dhe me grupet e interesit, për identifikimin e prioriteteve strategjike rajonale dhe hartimin e programeve e projekteve të përbashkëta për financim;
- Bashkërendimi dhe koordinimi me strukturat e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak, për përfshirjen e të gjitha projekteve të financuara nga donatorët në buxhetin vjetor si dhe nëProgramin Buxhetor Afatmesëm (PBA), dhe parashikimin e detyrueshëm tëkostos lokale (bashkëfinancimi nëse ka dhe TVSH).
- Koordinimi dhe bashkërendimi i punës me institucionet e tjera Qëndrore,
- Komunikimi, transmetimi i rezultateve dhe transparenca
- Sigurimi i komunikimit efektiv dhe periodik metë gjitha strukturat e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak përçështjet e lidhura me proçesin e Integrimit Evropian dhe hapave të ndërmarra nga bashkia;
- Përgatitja dhe shpërndarja e informacionit lehtësisht të kuptueshëm,mbi projektet e financuara nga programet e asistencës së BE dhe donatorët e tjerë,ku përfituese është Bashkia (Aneks 2: Format për raportimin e projekteve me financim të huaj);
- Transmetimi i rregullt tek publiku dhe grupet e tjera të interesit,i informacionit dhe rezultatevembi procesin e integrimit evropian, për politikat e BE-së dhe mundësitë për përfitim nga asistenca e Bashkimit Evropian;
- Përgatitja dhe publikimi në seksionin “Këndi i BE-së, nëfaqen e internetit të Bashkisë, të informacioneve të strukturuara mbi Bashkimin Evropian, procesine integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe mbi programet/projektet e financuara nga BE dhe donatorët e tjerë,në territorin e Bashkisë apo Qarkut.