Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kërkesa për informim

Koordinator për të Drejtën e Informimit

Person kontakti për Mbrotjen e të Dhënave Personale në Bashkinë Kurbin

Fabjan Rrema

Orari i punës:

Hënë-Premte:    08:00-16:00

Email:fabjanrrema3@outlook.it

Adresat elektronike për dërgimin e kërkesave për informim dhe ankesave për mos dhënie informacioni:

bashkiakurbin@gmail.com ;fabjanrrema3@outlook.it

Kompetencat
a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve;
c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve;
ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
d) dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
dh) verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të ligjit 119/2014
e) kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të ligjit 119/2014, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.

Kërkesa për informacion

Kërkesa për informim bëhet me shkrim duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij pranë Zyrës së Integruar me Një Ndalesë, me postë në adresën: Bashkia Kurbin, Lagjja “nr3”, Sheshi “Rruga:Lac-Milot Nr. 138,”, 4701 Kurbin, ose me postë elektronike në adresën: bashkia.kurbin@bashkiakurbin.gov.al

Formulari i Ankesës / Kërkesës – Kliko linkun

Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar;

Afati për marrjen e informacionit, është  jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës.
Kur kërkesa për informacion, i dërgohet një autoriteti tjetër publik, afati për marrjen e përgjigjes është jo më vonës se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
Afati mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.
Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.

Procedurat për shqyrtimin e ankesave për mos dhënie informacioni

Kontakte-Komisioneri

 

Regjistri-i-kerkesave-2024 (1)

Regjistri i kerkasave shkurt 2024