Programi Buxhetor Afatmesëm parashikon një mbulim sa më të plotë të territorit me shërbime publike cilësore me qellim përmirësimin e jetesës së qytetarëve; përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore urbane dhe asaj rurale, përmirësimin e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin, rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta; zgjerimin e linjave të transportit urban të qytetit dhe rrethqytetëse si dhe ndërtimin e terminalit për akomodimin e mjeteve të transportit të udhëtarëve; ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tregjeve të reja; përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe aksesit; mbështetjen e iniciativave për zhvillimin e zonave të përmirësimit të biznesit; nxitjen e investimeve në kërkim dhe zhvillim (start up) dhe zhvillimin e SMS-ve ekzistuese; mbrojtjen e tokave bujqesore, reabilitimin dhe investimin e infrastrukturën bujqësore, promovimin dhe marketingun e produkteve bujqësore; mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij; përmirësimin e sistemit të edukimit dhe trajnimit profesional, sigurimin e kushteve sa më dinjitoze për fëmijët dhe të rinjtë Kurbinas; mbulimin e territorit me shërbime sociale sipas nevojave të komunitetit; zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive; sigurimin e mbrojtjes civile dhe menaxhimin e katastrofave në të gjithë territorin e Bashkisë Kurbin;
Zbatimi i Programit Buxhetor Afatmesëm është një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës, përmirësimin e aksesit, integrimin territorial dhe barazinë në shërbime, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e cilësisë së jetesës, dhe mbrotjen e mjedisit duke e kthyer Shkodrën në një qendër të përparuar social – ekonomike. Ky dokument ka përcaktuar 30 programe dhe një seri funksionesh dhe aktivitetesh respektive për çdo funksion, prandaj është treguesi më i mirë se si shpenzimet e planifikuara lidhen me veprimtaritë dhe projektet e planifikuara si dhe me Strategjinë e Zhvillimit dhe Planet Vendore që i mbështesin këto projekte.