Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri hapi fushatën e Rrugëtimit të Gjelbër në Kurbin

Ditën e Pastrimit të Lumenjve në Kurbin
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri hapi fushatën e Rrugëtimit të Gjelbër në Kurbin. Kjo fushatë u çel me luginën e lumit Mat, ku me kontributin e ekipit #Evropa, studentë, shoqërinë civile dhe stafin e bashkisë pastruam sasi të konsiderueshme mbetjesh. Një grup prej 100 vetësh mblodhi thuajse 1 ton mbetje urbane të cilat tani janë larguar nga brigjet e këtij lumi. Sfida të rëndësishme janë përpara dhe roli i secilit prej nesh si komunitet është mjaft i rëndësishëm në ruajtjen e burimeve natyrore dhe biodiversitetit. Kjo nismë përkon edhe me 18 nëntorin, Ditën e Pastrimit të Lumenjve.
Më pas Ekipi #Europa u ndal në Bashkinë Kurbin ku diskutuam rreth “Ndërtimit të një të ardhmeje të qëndrueshme mjedisore”. Eksploruam pasojat e gjera të ndotjes në ekosistemet dhe shëndetin e njeriut, duke hedhur dritë mbi rolet vendimtare të individëve, bizneseve dhe qeverive në trajtimin e kësaj çështjeje urgjente. Kryetarja e Bashkisë, Zj Cara, theksoi se Kurbini ka një ekosistem shumë të larmishëm, me lumenjtë, lagunën, bregdetin, malet e bekuara, por përballet më një sfidë të madhe duke qenë një nyjë tejet e rëndësishme transporti”.
Të gjithë ramë dakort se rivendosja e biodiversitetit, mbrojtja e burimeve natyrore dhe fuqizimi i qytetarëve janë thelbësore për Bashkimit Evropian por edhe në krye të axhendës së Bashkisë Kurbin. “Evropa është këtu për të nxitur bisedimet për ta sjellë Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane në Shqipëri”, tha i Ngarkuari me Punë i BE-së në Shqipëri, André Rizzo.
Aktivitetet e kësaj ditë u përmbyllën me një koncert të hapur për publikun në sheshin “Gjin Pjetri” në Laç.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *