Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Open Day- Efiçenca e Energjisë

Në Bashkinë Kurbin u realizua Open Day me temë “Efiçenca e Energjisë’, me pjesëmarrje të nxënësve të Gjimnazit „At Shtjefën Gjeçovi“ Laç. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve lidhur me tematikën. Diskutimi me të rinjtë u realizua nga Inxhinierja e Drejtorisë së Planifikimit, Kontrrollit dhe Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Kurbin, ku u trajtua termi efiçencë energjie, sugjerime se cilat janë disa nga veprimet që secili mund të aplikojnë në shtëpi apo ambjentin ku ndodhet për kursimin e energjisë, njohja me sistemet e ndryshme të ngrohjes-ftohjes apo ndriçimit kjo e shpjeguar edhe me shembuj për ta kuptuar më qartë grupi pjesëmarrës, si dhe ndikimi i masave të efiçencës së energjisë në mjedis. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore lokale”.Ky projekt zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike Tiranë-ASP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike –PIPS ,Bashkia Kurbin dhe Komuna Suharekë me financimin e programit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë të Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *